TAGS-AT E JAVËS

Forum 6 Janar 2025, 14:31

Dekoratat e Biden, si serial alla shqiptarshe

Shkruar nga Myslim Murrizi

Dekoratat e Biden, si serial alla shqiptarshe

Por ajo që më habiti në këtë seri dekoratash ishte motivacioni ku ndër të tjera thuhej: për kontribut shembullor vlerat dhe sigurinë e SHBA.

U kënaqa shumë nga ky serial dekorimesh alla shqiptarshe.

Presidenti Biden dy javë para se të iki si President “shpërbleu” me dekorata në qafë të gjithë ata që në fakt kanë menaxhuar dhe qeverisur Amerikën para vitit 2008 nën presidencën Obama.

U habita që nuk ia rrasi ndonjë dekoratë vetë Obamës ose Mishelës.

Pasi fali me dekret disa të dënuar për të justifikuar faljen e djalit të tij bëri disa qoka në fund të mandatit duke me kujtuar disa ish presidentë shqiptarë që nuk lanë kuzhinier dhe karrocier pa dekoruar në vitin e fundit të mandatit duke dekoruar 19 individë mes tyre edhe kryetarin e LGBQ.

Por ajo që më habiti në këtë seri dekoratash ishte motivacioni ku ndër të tjera thuhej: për kontribut shembullor për begatinë, vlerat dhe sigurinë e SHBA, paqe ndërkombëtare dhe përpjekje të tjera domethënëse shoqërore publike dhe private.

Zonjën Klinton dhe znj. Sorros e kuptoj që kanë një kontribut të madh në Presidencën e z.Biden. Por se çfarë kontributi mund të ketë dhënë kryetari i LGBQ-së Amerikës për sigurinë kombëtare të Amerikës vetëm znj. Vasilika Hysi mund ta shpjegojë se më raportonte shpesh tek LGBQ e Ambasadave për qëndrimet e mia publike konservatore dhe kundër kësaj kategorie “superiore” politike globale.

Lini një Përgjigje