TAGS-AT E JAVËS

Forum12 Korrik 2025, 21:40

Cili është plani i SHBA-së për Shqipërinë dhe Kosovën?  

Shkruar nga Spartak Ngjela

Cili është plani i SHBA-së për Shqipërinë dhe

Shqiptaria do të krijojë një vlerë të re në forcën e NATO-s dhe të vetë Amerikës si një politikë të re në Ballkanin Perëndimor.  

Politika amerikane në Gadishullin Ilirik po kuptohet se po e pret bashkimin e Bullgarisë me pjesën bullgare të Maqedonisë së Veriut.  

Sigurisht që kjo do të ishte një lëvizje e suksesshme gjeopolitike sepse, në funksion të aleancave me Amerikën, krijohen dy bashkime gjeopolitike: bashkimi i pjesët bullgare të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë; dhe bashkimi i pjesës shqiptare të Maqedonisë së Veriut me Kosovën. 

Kjo politikë e re, në funksion të forcës amerikane në gadishullin tonë, krijon kompaktësinë e botës shqiptare në Gadishullin Ilirik si forcë e mirëfilltë në një aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

Bashkimi i pjesës shqiptare të Maqedonisë së Veriut me Kosovën e sjell Kosovën në një shtet të fortë, i cili sigurisht që do riforcojë ushtrinë e vet që sapo ka filluar ta forcojë; kurse duke i qëndruar të gjithë botës shqiptare në Gadishullin Ilirik; shqiptaria do të krijojë një vlerë të re në forcën e NATO-s dhe të vetë Amerikës si një politikë të re në Ballkanin Perëndimor.  

Dhe këtu sigurisht që primatin e forcës do të fillojë ta ketë binomi Shqipëri-Kosovë.  Ka ardhur koha që Vlora të bëhet sërish porti me flotën ushtarake më të madhe në Mesdhe, sepse ajo ka qenë një herë e tillë gjatë viteve 50' të shekullit që kaloi.  

Dhe nuk duhet të harrojmë se, në një gjendje të tillë zhvillimi; do shohim që do të fillojë të kthehet edhe emigracioni i madh shqiptar që është në Perëndim. 

Prisni dhe shikoni... 

Lini një Përgjigje