
Ja, pikërisht kjo po e mundon Ramën; sepse një kryetar i ri energjik i Partisë Demokratike e rrëzon Ramën dhe vjen në pushtet. Dhe kjo po pritet të ndodhë në këta dy apo tre muajt që po vijnë.
Rama bleu Partinë Socialiste; por po vjen vërdallë e nuk po e blen dot Shqipërinë që t'ia shesë Francës.
U lodh kot. Sepse i mungon fantazia konkrete për politikën moderne të kësaj kohe.
Shpresoi kot.
Dhe tani po vjen vërdallë si një kryeministër pa asnjë vlerë politike.
Asgë nuk do t'i bëjë dot Shqipërisë. Kurse tani është drejt fundit të tij.
Por kur dhe si do të vijë fundi i tij?
Dënimi penal i Sali Berishës që vjen së shpejti; e largon ligjërisht Saliun nga politika.
Po Partia Demokratike çfarë do pritet të bëjë?
Interesi i saj është zgjedhja e një kryetari të ri.
Dhe kjo e fundos edhe Ramën, sepse Partia Demokratike është e detyruar që me kongres të zgjedhë një kryetar të ri.
Ja, pikërisht kjo po e mundon Ramën; sepse një kryetar i ri energjik i Partisë Demokratike e rrëzon Ramën dhe vjen në pushtet. Dhe kjo po pritet të ndodhë në këta dy apo tre muajt që po vijnë.
Pse Sali Berishën do ta rrëzojnë në PD?
Sali Berisha burgoset pas një apo dy muajsh. Sepse është në proces penal i akuzuar për korrupsion. Por të dënuarin me akuzë penale nuk e lejon kushtetuta që të jetë në politikë.
Po në rast se Saliu merr pafajësi në gjyqin penal që i ka filluar?
Shenjat janë se nuk e arrin dot këtë.
Lini një Përgjigje