TAGS-AT E JAVËS

Forum12 Korrik 2025, 12:09

Çështja e Ukrainës, pse Trump është në një udhëkryq të rrezikshëm

Shkruar nga Spartak Ngjela

Çështja e Ukrainës, pse Trump është në një

Çfarë do të bëjë tani Trump?

Çështja e Ukrainës nuk është një çështje e thjeshtë. Në këtë çështje është mbërthyer pyetja; çfarë do të bëjë Amerika për një shtet evropian si Ukraina?

Tramp ende nuk ka dalë në një rol historik për Ukrainën.

Ukraina është një çështje e thellë historike dhe Trump ende nuk ka hyrë në historinë e kësaj çështjeje, në një kohë që Ukraina ka qenë në aleancë perëndimore.

Është pikërisht ky fakt që e detyron presidentin Trump të vendosë: do ta lejojë ende luftën e turpshme të Rusisë si pushtim i Ukrainës.

Ukraina është një shtet petëndimor se ndahet nga Rusia me kristianizmin jo ortodoks që ajo ka por edhe me historinë e saj perëndimore

Ukraina ka vuajtur shumë nga presioni i madh i Rusisë. Por Perëndimi dhe sidomos Amerika ende nuk po bëjnë gjë.

Kurse Trump zgjidhjen e çështjes së Ukrainës e kishte si një nga idetë e tij themelore në fushatën elektorale në garën për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çfarë do të bëjë tani Trump?

Kuptohet se Trump është në një udhëkryq të rrezikshëm për karrierën e tij historike:

Donald Trump është për lavdinë e Amerikës dhe të Perëndimit, apo është ende një personalitet i dyzuar me Rusinë për faktin që, si miliarder, pasurinë e tij e ka krijuar me investimet e veta me miliarda në Rusi?

Lini një Përgjigje