TAGS-AT E JAVËS

Forum17 Mars 2025, 11:27

Armëpushimi nis për Pashkë dhe sipas kushteve të Vladimir Putin

Shkruar nga Paolo Rossetti

 Armëpushimi nis për Pashkë dhe sipas kushteve të Vladimir

Cili është roli i Xi Jinping dhe strategjia e tij për Evropën...

Armëpushimi do të zgjasë të paktën një muaj sipas kushteve të Vladimir Putinit.

Tani për tani, kundër saj janë Zelensky dhe Evropa, të cilët nuk e pranojnë fitoren e rusëve, siç konfirmohet nga nisma e kryeministrit britanik Starmer, i cili ka bërë bashkë 25 vende të gatshme për të mbrojtur Kievin.

Ndërkohë, Uashingtoni dhe Moska po afrohen edhe ekonomikisht. Diplomacia e biznesit po mbizotëron, thotë Toni Capuozzo, gazetar dhe korrespondent i luftërave. Sipas tij është një lloj raporti që Kina e ka përdorur shumë mirë në Afrikë, dhe që tani po e përqafon edhe Trump. Pekini nuk dëshiron të pengojë marrëdhëniet SHBA-Rusi, por të rrëmbejë meritat për veten si aleate e Moskës, dhe ta përdorë më pas atë si një kredi për të zbutur konfliktin me SHBA-në, përfshirë tarifat tregtare. Dhe në të gjithë këtë panoramë, Evropa mbetet e mënjanuar.

Armëpushimi nis për Pashkë dhe sipas kushteve të Vladimir
Toni Capuozzo /

Cilat pengesat duhen kapërcyer për armëpushimin 30-ditor të propozuar nga SHBA? 

Pengesat janë Zelensky dhe Evropa, BE plus Britania e Madhe. Dakordësia e Zelenskyt për armëpushimin, është një përpjekje për ta rikthyer veten në rolin e një bashkëbiseduesi të besueshëm me Trump. Ishte një “Po” shumë e menjëhershme.

Deri pak kohë më parë Ukraina fliste për fitore, ndërsa tani ka ndryshuar qasje.

Kjo situatë po përdoret si një mjet lufte diplomatike, që të duket sikur Rusia nuk dëshiron ndaljen e luftimeve. Putinit i kërkohet një armëpushim pa kushte, por për fat të keq Moska ka fituar.

Ndaj Trump tha se do të mësojmë më shumë për armëpushimin të hënën, kur skadon edhe ultimatumi i dhënë për dorëzimin e trupave ukrainase në Kursk. Edhe Trump e di se ato janë rrethuar, i ka parë në imazhet satelitore.

Pra armëpushimi nuk është aq i afërt sa duket nga deklaratat e Trump, që flasin për një përparim të madh? Për më tepër Starmer sapo ka mbledhur së bashku 25 shtete të gatshme t’i thonë Putinit “që të ndalë lojërat”...

Armëpushimi do të jetë produkt i një procesi të vështirë. Problemi është se Zelensky dhe Evropa nuk mund të sillen sikur kanë fituar: ata kishin vënë bast për fitoren e Ukrainës, dhe për 3 vite nuk folën kurrë për paqen.

Tani jemi në një situatë, ku edhe ata që nuk e pëlqejnë Trumpin, duhet ta pranojnë se ai ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, duke e imponuar paqen si kryefjalë. Edhe Evropa po flet për paqe, por shton se ajo duhet të jetë “e drejtë”, në një kohë që paqja është thjeshte ajo çka është e mundur.

Pra nga çfarë do të varet armëpushimi?

Problemi është të shqyrtohen kushtet e Putinit. I pari, jo çdo armëpushim parathotë  një paqe të qëndrueshme. Është kollaj të thuash të ndalen luftimet si të ishte gongu i një ndeshje boksi, që e lejon boksierin në vështirësi të marrë frymë dhe të masazhohet, dhe më pas të rifillojë ndeshjen.

Kushti tjetër është njohja e qëndrueshme e sovranitetit të Federatës Ruse mbi territoret e pushtuara. Kjo është një nga pikat më të rëndësishme. Gjithmonë kam menduar se Ukraina do të pranojë një paqe duke kërkuar sovranitet mbi këto territore të humbura, duke i konsideruar si territore separatiste.

Ndoshta do ta gjejnë një formulë. Një kusht tjetër i vendosur nga Putin: gjatë armëpushimit të mos ketë ndihmë ushtarake amerikane. Por vendimi i BE-së për të dërguar ndihma të reja, është një provë se Brukseli nuk mund t’i pranojë faktet.

Edhe Romano Prodi e akuzon BE-në se nuk e do paqen, dhe nuk ka paraqitur asnjë propozim për këtë çështje...

BE ka pasur gjithmonë vetëm një plan A, që ishte fitorja. Por është e vështirë të fitosh kundër një vendi që zotëron armë bërthamore. Megjithatë, Brukseli është fokusuar ekskluzivisht vetëm në opsionin ushtarak. Duhet të kujtojmë se si u shpall kundër-ofensiva e famshme e Ukrainës, e cila më pas nuk dha rezultat, dhe se sa herë u tha se Ukraina duhej të rikthehet në kufijtë e vitit 1991.

Pra situata mbetet komplekse. Kur mund të arrihet armëpushimi? 

Flitet për Pashkët Ortodokse, që këtë vit përkojnë me Pashkët Katolike. Do të duhet të paktën një muaj, ose pak a shumë. Një gjë është e sigurt: Putin nuk do të pranojë asnjë armëpushim, për sa kohë do të ketë qoftë edhe një ukrainas në territorin rus. Zelensky duhet të përballet me ekstremistët në vend, por edhe Putini duhet të përballet me një opinion publik që nuk dëshiron ta shohë atë të dorëzohet.

Çfarë lloj skenari hapet për NATO-n? 

Evropa duhet të investojë më shumë para në armë, duke arritur në 3 për qind shpenzimeve të PBB-së. Dy fushatat e fundit të Aleancës Atlantike ishin Afganistani, me një tërheqje të palavdishme, dhe Ukraina, ku luftoi në mënyrë të tërthortë: që të dyja disfata.

Tani po i kërkohet të veprojë në një botë, ku po afirmohet diplomacia e biznesit. Nuk është rastësi që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po diskutojnë mbi rrugën e Arktikut dhe shfrytëzimin e mineraleve të rralla të Rusisë. Kjo qasje më kujton qëndrimin e diplomacisë kineze.

Për shembull në Afrikë, Pekini ka fituar përparësi ndaj fuqive të vjetra koloniale duke vepruar me diplomaci biznesi, pa u shqetësuar nëse vendi ku vepron u njeh grave të drejtën e botës, burgos ​​kundërshtarët apo ndot pa kufizime. Trump po sillet si një sipërmarrës, në një kontekst ku bota e biznesit po mbizotëron ndaj botës së parimeve, ato parime që vetë Perëndimi i ka tradhtuar, siç ndodhi në Lindjen e Mesme.

Çfarë roli po luan Kina dhe si e sheh ajo afrimin SHBA-Rusi? 

Në fakt, këtu po luhet e ardhmja e marrëdhënieve SHBA-Kinë. Prapa Putinit qëndron Xi Jinping, i cili është alter egoja e vërtetë e Trump.

A do të mundohet Pekini të sabotojë aleancën aktuale Trump-Putin? 

Ai po përpiqet ta mbrojë atë, të jetë dashamirës. Po eksperimenton një diplomaci të re me Shtetet e Bashkuara, e cila synon të ulë tensionet dhe tarifat. Për më tepër, Kina ka interes që të mos e dëshpërojë shumë Evropën, e cila përfaqëson një treg shumë interesant.

Kinezëve u intereson të mos kenë shumë zë politikisht, por jo që të dobësohet ekonomia e tyre. Paradoksalisht, Kina është një garanci për Evropën. Rindërtimi i Ukrainës, një barrë shumë e madhe për financat evropiane, do të jetë gjithashtu një mundësi e madhe për investime dhe zhvillim. Unë mendoj se Xi është shumë në favor të një rindërtimi që përfshin edhe Evropën.

Por mbetet çështja delikate e pranisë së mundshme të ushtarëve në Ukrainë me një mision paqeruajtës. A është e destinuar të përjashtohet edhe këtu Evropa? 

Putini kërkon që të monitorohet armëpushimi me trupa që padyshim nuk mund të jenë evropiane. Sepse deri më tani, BE dhe Britania e Madhe kanë qenë palë në konflikt. Turqia mund të jetë një zgjidhje logjike. Ajo është një vend i NATO-s, por jo armiqësor ndaj Rusisë, dhe më herët ka ndërmjetësuar marrëveshjen Rusi-Ukrainë për eksportin e grurit./Përgatiti Pamfleti

armëpushimi pashka

Lini një Përgjigje