TAGS-AT E JAVËS

Forum28 Tetor 2024, 07:20

‘Anija që trasporton vdekjen’ po kthehet!

Shkruar nga Ndriçim KULLA

‘Anija që trasporton vdekjen’ po kthehet!

Për durrsakët dhe tërë shqiptarët duhej të kishte këmbana alarmi.

Mbetjet toksike po kthehen në Durrës, anija e mbushur së paku  me 102 kontenierë, të cilen mund ta quajmë “Anija që trasporton vdekjen”.

E them këtë se me siguri toksinat kimike dhe minerale që trasportohen prej saj, janë shkaktarë të sigurt të vdekjes dhe nuk janë pambuk, as qepë dhe patate.

Duhej të kishte më shumë ndjeshmëri nga shqoqëria për të përcjell lajme të tilla të cilat janë të ngarkuara me vdekjen përsipër. Odiseja gati misterioze e udhëtimit të kësaj anije nëpër dete dhe oqeane të globit tokësor mëshiron udhëtimin e fshehtë të krimit të organozuar që lind dhe zhvillohet nën këtë regjim të errët narkomafioz, i cili mbretëron në këtë vend.

Ende ne si qytetar nuk jemi të informuar sakt, sa është ngarkesa e kësaj anije, e cila ka mbetur peng e regjimit narkotrafikant dhe tashmë udhëton fare pa busull, në pamundësi që ngarkesën e rrezikshme me mbetje tosike ta lëshonte diku në mënyrë kontrabandë, ashtu siç e ngarkoi në portin e Durrësit një natë në errësirë.

Një anije e ngarkuar me mbeturina toksike nga porti kryesor i vendit sot do ishte në udhëtimin e dytë rutinë, ose të tretin, ose… në një ngarkesë tjetër në rast se nuk do ishte denoncuar nga Rjeti Ndërkombëtar Bazel i cili nëpërmjet “syrit vigjilent” denoncoi rrezikshmërinë e madhe që po ushtronë aventura shtetërore e  kësaj qeverisje, ku  trasparenca është e mbuluar me errësirë totale.

Një anije e nisur nga porti i Durrësit me kontenierë të mbushur me helm dhe pa një destinacion të saktë është një ngjarje për të cilën duhej të kishte shumë e më shume reagime nga tërë shoqëria shqiptare, së cilës përveç varfërise, paqes sociale, prosperitetit, arsimit, edukimit po i kërcënohet në mënyrë të heshtur dhe të kobshme edhe siguria e vijueshnërisë së jetës së saj. Ajo që më çuditë me këtë udhëtim të kobshëm trasoqeanik është idiferentizmi ynë gati proverval.

Çfarë po ndodh vallë me qënien tonë shoqërore, e cila ka rënë në një apati  çorientuese dhe të heshtur, e ka më të lehtë të marrë rrugën e ikjes duke braktisur vëndin, se sa të qëndrojë këtu, të sfidojmë së bashku regjimin, të përballemi  me këtë regjim, i cili po e kthen vendin në shkretëtirë të madhe, duke kontaminuar dhe ujin e burimeve  për të gjetur rrugë nëntokësore për pasurimin e tij.

E njejta gjë ndodhi  pak kohë  më pare në Lumin e Shushicës ose si i thonë ndryshe  “Lumi i Vlorës “, të cilin regjimi ua bëri dhuratë oligarkëve  të vilave llukskoze të Dhërmiut dhe Palasës, duke tharë rreth 35 fshatrat të luginës së këtij lumi.

E njëjta gjë po ndodh edhe me dy anijet lundruese në Gjirin e Vlorës që duke mos prodhuar as një ditë energji, qëndrojnë të ankoruara si pengu i korruptuar i dikujt për dy vjet me radhë, duke “bërë përditë punën e tyre” në heshtje për të ndotur gjirin e bukur turistik të Vlorës.

Përveç disa shoqatave ambientaliste, populli të cilat i preken më së shumti  interesat drejtperdrejt  me këto shkatërrime ambientaliste dhe natyriore nuk reagoi.

Ose për ta rregulluar pak termin  mund   të themi, se nuk reagoi sipas demit të madh që i është bërë.

A mos ndoshta koha e ka kthyer  arsyen mbrapsht  dhe shqiptari  po pranon  shkatërrimin e vetvetes?!

Apo mos vallë populli është verbuar nga ideologjia dhe është gati të bëj vetëflijim dhe ta pranoj këtë sakërficë që po i bën regjimi.

Por sidoqoftë, në emër të kujt kauze nuk reagon si duhet  populli përballë shkatërrimit të jetës.

Poeti i madh amerikan  Walt  Whitman thotë kështu për popujt kushdo qofshin “Kundërshtoni shumë dhe binduni pak, se bindja e verbër ju çon në skllavëri të plotë !”

Kjo anije ka udhëtuar me muaj të tërë nëpër ujra ndërkombëtarë nga njeri kufi detar në tjetrin dhe ligjet përtej kufive tanë ja kanë pa mundësuar destinacionin. Çdo autoritet shteteror e ka nbajtur larg. Skema e krimit të saj u zbulua dhe u denoncua vetëm nga instucione ndërkombëtare të cilat janë destinuar për të ruajtur jetën dhe njerëzit. Ende ne nuk e njohim përmasën e rrezikshmërisë së këtij pluhuri toksikë.

Trasparenca para syve tanë  është e rrezikshme për regjimin.   

Protokollet nuk vlejnë për shtetin e drogës, trafiqeve dhe parave të pista. As respektimi i ligjeve të përcaktuara për të ruajtur ekspozimin e njerëzve nga rrezatimet helmuese që prodhojnë sëmundje të pashërueshme në planin afatgjatë.

Ashtu siç nuk vlen shteti i shkatërruar nga parate e pista me të cilat  janë ndërtuar dhe po ndërtohen kulla për banorët imagjinarë, ashtu siç nuk vlenë  ekonomia legale përballë parave të pista. Fakti që kjo anije nuk preku dot asnjë port ndërkombëtar dhe mbeti vetëm nëpër udhëtim tregon për rezikshmërinë e fshehur që ka brënda kjo ngarkesë.

Duart e fshehura të këtij krimi, që nuk u ankorua dot në asnjë portë të botës janë duart e shtetit shqiptarë.

Janë duart e shtetit të inceneratorëvë, e lumit të parave që vidhen prej tij, me të cilat blihen vota, blihen ndërkombëtarë, blihet shtypi dhe tërë larot e tij, blihet pushteti dhe çdo gjë që i shërben makiazhit të tij.

Sot ky krim i zgjatur po kthehet sërish  portin e Durrësit, andej nga ku nisi udhëtimin e dështuar të aktit rë tij. Sot për durrësakët dhe tërë shqiptarët duhej të kishte këmbana alarmi dhe qielli.

Nuk duhet lënë të ankorohet sërish pa u identifikuar me emër dhe mbiemër autorët e këtij krimi makabër, i cili shkatërron me vdekje jetën e  fëmijëve, nipërve dhe mbesave të të gjithëve.

Në të kundërt nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mbushin restorantet dhe kafenet me indiferentizëmin tone të pa shoq ndaj asaj që po ndodh, duke shpresuar se punët do t’i zgjidhin për së mbari ndërkombëtarët të cilët paradoksalisht po mbështetin shtetin e krimit edhe kur krimi nuk ka nevoj të zbardhet.

Lini një Përgjigje