TAGS-AT E JAVËS

Forum13 Korrik 2023, 14:13

Agjenda serbe për kaosin politik në Kosovë

Shkruar nga Sadri Ramabaja

Agjenda serbe për kaosin politik në Kosovë

Shtensionimi i situatës në veriun e Kosovës nuk ju përshtatet dy palëve: Serbisë së trashëgimtarit politik të Millosheviçit dhe bandës së inkriminuar që vepron nën siglën PDK, që sot ushtroi dhunë në tempullin e demokracisë.

Projekti për funksionimin e Republikës dhe faktorizimi i Kombit pas detyrimit që kishte kryeministri Edi Rama të heq dorë nga projekti serb Open Ballkan, po i vë në lëvizje forcat retrograde.

Këto banda të inkriminuara, për fat të keq edhe të veshur me petkun politik, për model kanë prijësit e kundërrevolucionit të dhjetorit të vitit 1924, që mbështetej nga 5000 forca serbe në marshin drejt Tiranës.

Dallimi megjithatë është esencial: në vitin 1924 Shqipëria politike ishte një "Demokraci e rrethuar" nga falangat fashiste; ato kishin tumirë atë sulm ndaj Shqipërisë sovrane por tejet e brishtë nga brenda. Ndërkaq Republika e Kosovës sot ka institucione stabile të politikës dhe sigurisë. Gjithsesi edhe mbështetës të fuqishëm nga jashtë, që po investojnë për shmangien e frontit të dytë të luftës në Europë. Detyrimi për daljen e Shqipërisë nga aleanca me Serbinë brenda “Ballkanit të hapur”, ishte goditje e papërballueshme nga ana e Beogradit, e shoqëruar kjo edhe me marrëveshjen për përshkallëzimin e gjendjes në veriun e Kosovës.  Ishte mbështetja më e fuqishme për projektin shqiptar sot. Ky fakt dhe ndryshimet e pritshme pas takimit historik të liderëve të NATO-s në Vilnius më 11 dhe 12 korrik, edhe në raport me Ballkanin Perëndimor, hedh dritë mbi arsyet reale të hedhjes në ofensivë të marionetave të Beogradit edhe në Parlamentin e Republikës.

Nxitja e improvizimeve banale të deputetëve injorantë të PDK-së, që sot sulmuan kryeministrin dhe ministrin e financave, janë të deshifrueshme tashmë, si akt subversiv kundër Republikës... [Të kujtojmë se sulmi ndodhi kur kryeministri Albin Kurti po fliste për shtrirjen e sovranitetit në veri!]

Republika është projekt nacional; ajo nuk guxon të hidhet në tavolinën e agjendës serbe; krijimi i kaosit politik do të justifikonte riaktivizimin e projektit bosht të Beogradit - realizimin e gjeopolitikës sllave në Siujdhesën Ilirike!

Ata që pretendojnë të jenë marioneta të kësaj agjende, do të dështojnë me turp./Pamfleti

sadri ramabaja dhuna ne kuvendin e kosoves

Lini një Përgjigje

Forum