TAGS-AT E JAVËS

Forum17 Nëntor 2025, 16:00

A po shkon Maqedonia e Veriut drejt një devijimi të rrezikshëm gjeostrategjik?!

Shkruar nga Prof.dr. Skënder Asani

A po shkon Maqedonia e Veriut drejt një devijimi të rrezikshëm

Nga ky realitet del një konstatim i prerë: kriza aktuale është e natyrës gjeostrategjike, jo thjesht politike. BE-ja, Tirana dhe Prishtina duhet të ndërveprojnë me koherencë për rikthimin e funksionalitetit demokratik dhe ndalimin e rrëshqitjes drejt modeleve autoritare të importuara. 

Maqedonia e Veriut po hyn në një fazë të re krize, e cila nuk mund të lexohet më si turbulencë e zakonshme politike. Nën lëvizjet e dukshme të skenës së brendshme po formësohet një devijim i rrezikshëm gjeostrategjik, që sfidon drejtpërdrejt orientimin euro-atlantik të shtetit. Brenda strukturave vendimmarrëse dhe në hapësirën publike është konsoliduar një arkitekturë ndikimi me rrënjë në orbitën serbe dhe në vektorin ruso-kinez, e cila jo vetëm ka kapur institucionet, por ka uzurpuar edhe vetë narrativën politike të liderëve kryesorë. Në këtë kontekst, gjuha e Mickoskit nuk funksionon më si artikulim autonom politik: ajo është shndërruar në medium të oligarkisë që e ka marrë peng dhe e ka zhvendosur drejt një projekti që kërkon ta ç’evropianizojë shtetin, ta izolojë dhe ta kthejë prapa në rrethin e influencave autoritare.

Në këtë konfigurim të ri, pengesa më e vetme substanciale për projektin oligarkik janë shqiptarët komuniteti që, prej tre dekadash, ka mbajtur në mënyrë të palëkundur barrën dhe vizionin e orientimit evropian të vendit. Pikërisht për këtë shkak, u ngrit një strategji e sofistikuar për t’ua zbehur dhe, në thelb, për t’ua rrëmbyer shqiptarëve kauzën e integrimit. Zgjedhjet lokale u përdorën si mekanizëm për shtrembërimin e përfaqësimit, për dobësimin e kapacitetit të tyre institucional dhe për të zhvendosur drejtimin strategjik të vendit nga boshti euro-atlantik. Ky është momenti kur alarmi nuk mund të mbetet më brenda kufijve të Maqedonisë së Veriut: ai duhet të kumbojë qartë në Bruksel, Tiranë dhe Prishtinë.

Për të parandaluar devijimin e shtetit, Bashkimi Evropian dhe qendrat politike shqiptare duhet të veprojnë me presion të koordinuar, të qëndrueshëm dhe të matshëm politik e diplomatik. Ky presion duhet të synojë dy objektiva paralelë: çlirimin e Mickoskit nga pengmarrja oligarkike dhe çlirimin e subjekteve politike shqiptare nga presioni i Mickoskit. Vetëm një çlirim i këtij balanci të bllokuar mund ta rikthejë Maqedoninë e Veriut në korsinë e saj natyrore strategjike dhe t’i hapë rrugën që ajo t’i bashkohet Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e përshpejtuar të integrimit me objektiv final anëtarësimin në BE deri në vitin 2030. Pa këtë ndërhyrje, vendi rrezikon të shndërrohet në pikën më të prekshme të ndikimit ruso-kinez në Ballkan dhe në faktor destabilizues të arkitekturës së sigurisë rajonale.

Nga ky realitet del një konstatim i prerë: kriza aktuale është e natyrës gjeostrategjike, jo thjesht politike. Për të dalë nga spirala, nevojitet një plan shpëtimi i trefishtë ndërkombëtar, shqiptar dhe institucional. BE-ja, Tirana dhe Prishtina duhet të ndërveprojnë me koherencë për rikthimin e funksionalitetit demokratik dhe ndalimin e rrëshqitjes drejt modeleve autoritare të importuara. Paralelisht, subjektet politike shqiptare duhet të çlirohen nga orbitat që i mbajnë peng dhe të riaktualizojnë misionin e tyre themelor: garantimin e orientimit evropian të shtetit. Hapi vendimtar është formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse, të bazuar në ekspertizë dhe jo në interesa të ngushta, e cila do të përshpejtojë përafrimin me acquis-in e BE-së, duke hapur rrugë për reforma strukturore dhe rikthimin e besimit të partnerëve strategjikë.

Mesazhi është i prerë dhe i pashmangshëm: vetëm veprimi i koordinuar, i shpejtë dhe i guximshëm mund ta shpëtojë Maqedoninë e Veriut nga rënia në zonën gri të influencave autoritare dhe t’i hapë shtetin rrugës së integrimit të plotë evropian. Çdo vonesë forcon ndikimin ruso-kinez dhe zvogëlon hapësirën e manovrës strategjike. Koha për veprim nuk është më opsion është imperativ.

2 Komente

  1. R
    Roku

    Sbprehje te medha e te komplikuara por niveli i artikullit, i ulet

    1. D
      Dimitar

      Albanians are part of the Islamic civilization, espsecially Macedonian ones, you act as Arabs and Turks, all of them speak Turkish, all of them wear hijab, build mosques everywhere, etc, what about this is "European"? Nothing, so stop pretending to care about so called European integration, you just want handouts

      Lini një Përgjigje