TAGS-AT E JAVËS

Forum23 Korrik 2024, 21:31

A po punojnë Rama dhe Kurti në të mirë të shqiptarëve?

Shkruar nga Spartak Ngjela

A po punojnë Rama dhe Kurti në të mirë të

E dinë Rama dhe Kurti që rrogat e ulta në Shqipëri dhe në Kosovë janë kërkesë permanente e Beogradit dhe Moskës, sepse duan shpopullimin e Shqipërisë dhe Kosovës? E pra... Nëse nuk i dinë këto, duhet të largohen nga politika

Ku është sot, dhe në çfarë situate ndodhet bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor?

Por, për ketë çështje, duke e ditur se gjithkush tani e njeh situatën tonë, unë po i drejtoj këto pyetje kryeministrit në Tiranë, dhe kryeministrit në Prishtinë:

A janë në gjendje ta konceptojnë qartë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti që sot në Ballkanin Perëndimor janë dy shtete shqiptare?

E dinë këta se çfarë është shteti si nocion juridik?

E dinë këta të dy historinë e hidhur të shqiptarëve prej mëse njëqind vjetësh: krime me vrasje masive të shqiptarëve, dhe copëtime territoriale, të shkaktuar nga Serbia në fillim, por edhe nga Greqia më pas, si dëshirë për shfarosjen e Shqipërisë dhe Shqiptarëve?

E dinë këta që në Ballkanin Perëndimor, nuk kanë dalë nga rasti sot këta dy shtete shqiptarë?

E dinë këta kryeministra se Çamëria dhe Kosova,  të aneksuara nga sllavet dhe grekët, kanë krijuar tragjedinë e zgjatur të Shqipërisë dhe shqiptarëve, kurse Çamëria është ende e aneksuar?

E dinë këta të dy që rreziku antishqiptar ka kaluar sot, sepse Shqipëria është anëtare e aleancës ushtarake të NATO-s?

E dinë këta që historia e Shqipërisë e drejtë, faktike dhe me jehonë të madhe në historinë botërore, ende nuk është shkruar realisht, se fqinjët armiqësorë të Shqipërisë kanë kërcënuar ose kanë paguar pseudo historianët shqiptarë nëpër katedrat e historisë?

E dinë këta që kryeministri që drejton Shqipërinë dhe ai që drejton Kosovën duhet urgjentisht të firmosin marrëveshjen juridike, politike dhe historike midis Shqipërisë e Kosovës, në funksion të botës shqiptare që ndodhet në Ballkanin Perëndimor?

E di kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës se Beogradi dhe Athina, dhe Moska gjithashtu, duan shpopullimin e Shqipërisë dhe Kosovës, dhe po i bëjnë të gjitha përpjekjet që të dyja qeveritë dhe parlamentet e Shqipërisë e Kosovës të vijojnë t'i mbajnë rrogat e ulëta në Shqipëri e në Kosovë?

E dinë këta të dy se sot, sipas të gjitha kalkulimeve të ekspertëve të lartë ekonomike në Evropën Perëndimore e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrogat minimale duhej të ishin vendosur me ligj, në 1000 dollarë në Shqipëri e në Kosovë?

E di Rama dhe Kurti që rrogat e ulta në Shqipëri dhe në Kosovë janë kërkesë permanente e Beogradit dhe Moskës, sepse duan shpopullimin e Shqipërisë dhe Kosovës?

E pra... Nëse nuk i dinë këto, duhet të largohen nga politika, se nuk ka çfarë t'i duhen shqiptarëve, por nëse i dinë dhe nuk i bëjnë, sepse nuk i lënë padronët e tyre, fatkeqësi për të dy.

Lini një Përgjigje

Forum