Ish-deputeti Myslym Murrizi ka reaguar lidhur me një vendim të Ministrisë së Brendshme, ku policëve do u jepen tollona në vend të dietave. Tollonat do të përdoren për blerje ushqimesh në supermarkete dhe nuk do të ketë para në dorë...
Së shpejti pritet që edhe rrogat tu jepen po në formë tollonash të alternuar.
Për ushqime tek SPARI , për vesh mbathje tek ZARA, për elektroshtepiake tek NEPTUNI, për naftë tek Kastrati, për buke tek furrat ku shet miellin Batoni, për ilaçe dhe ndonjë analize te thjeshte tek laboratori PEGASUS i Jani Karathano.
Vetëm për fara kungulli e misra te pjekur mund te marrin ndonjë te shkoqur ose le ta zgjidhin vetë po ju doli ndonjë lek nga gjobat.
Së shpejti pritet qe ky model të aplikohet për të gjithë të punësuarit në administratën qëndrore e lokale.
Qeveria te gjithë buxhetin për paga për 205 mijë të punësuar do ja kaloj 3-4 bizneseve dhe nuk kanë pse mbajnë para ne xhepa asnjë i punësuar.
Pas zgjedhjeve 2025 ky stil do aplikohet edhe për 780 mijë pensionistë dhe rreth 200 mijë biznese.
Për minorenët nen 18 vjeç do shërbehet dy vakte bukë ne shkolle.
Fermerët dhe studentët të ushqehen si tua marri mendje se ekonomi tregu është.
Dhe pastaj thoni ju që nuk jemi në KOMUNIZEM!
Lini një Përgjigje