
A mund tu thoni shqiptarëve se kush u arrestua? Kush u hetua ose po hetohet? Kush është fajtori? Kush i nisi 816 ton mbeturina toksike nga Shqipëria?
Çfarë ka ndodhur që nuk flet më askush për mbeturinat toksike të kompanisë turke KURUM?
Pse ra gjithë ai “vrull” politik, mediatik, prokurorik, portalepordhik që gumëzhiu rreth 2 javë në fund të gushtit deri nga mesi i muajit shtator 2024?
A thua i “trembi” toksiciteti i plehrave të KURUMIT plehrat e politikësm medias dhe prokurorisë?
Apo i “bleu” KURUMI si zagarë të gjithë tufën e lehëseve të politikës, medias dhe drejtësisë së “kampion” Dvoran-Dumanit e të partizan Sokol Sadushit?
A mund tu thoni shqiptarëve se kush u arrestua? Kush u hetua ose po hetohet? Kush është fajtori? Kush i nisi 816 ton mbeturina toksike nga Shqipëria? Kush i priti në portin e Durrësit 816 ton mbeturinat toksike? Ku janë sot këto 816 ton mbeturina toksike??
Apo mbeturinat nuk flasin më për mbeturinat dhe plehrat për plehrat!!!!!
Flisni pra !!
Pse u trodhët nga gjuha?
Kush ju beri “synet” nga gjuha?
Prandaj kam thënë që 816 ton mbetjet toksike nuk janë asgjë para tonelatave të plehrave politike, mediatike, propagandistike e prokuristiko-gjyqësore që helmojnë shqiptarët prej 35 vitesh.
Lini një Përgjigje