TAGS-AT E JAVËS

Forum27 Gusht 2025, 15:25

3 muaj “luftë”... për të futur në Parlament tezen e Adriatik Lapajt!

Shkruar nga Myslim Murrizi
3 muaj “luftë”... për të futur në Parlament
Ana Dajko, Myslim Murrizi

Ana Dajko, deputetja më e “votuar” që do të jetë më 11 shtator në Parlamentin Shqiptar...

63,000 vota që mori në të gjithë Shqipërinë, nisma “Shqipëria Bëhet” u bënë kismet për tezën e Tikut, znj. Ana Dajko.

Pra, me këtë Kod Zgjedhor, gjatë gjithë fushatës 60-ditore pamë një “betejë” mes Lapajt dhe Shabanit. Ndërsa për mandatin, beteja u “zhvendos” mes dajës së Shabanit dhe tezës së Lapajt.

U deshën tre muaj “betejë” dhe procese, sa në KQZ, në KAS e në Kolegj Zgjedhor, mes z. Zeqir Kordhoni dhe znj. Ana Dajko, që të mbyllej kjo “luftë” për të çliruar politikën shqiptare nga nepotizmi apo falsiteti i listave.

Zeqiri u përfaqësua në këtë proces të gjatë “gjyqësor” nga Endri Shabani si “avokat”, ndërsa Ana nga Adriatik Lapaj si “avokat”.

Pra, e gjithë “kauza” për një model të ri politik i shndërroi propaganduesit e kësaj “kauze” në thjesht: njërin avokat të dajës, e tjetrin avokat të tezës.

Mirë do ishte që mandatin ta merrte Pano Soko, si ideatori i listave fiktive, që bënte video gjatë fushatës duke u mburrur se “ja kishin futur” politikës së vjetër, duke futur nëpër lista të mbyllura vetëm njerëzit që kishin thirrur në dasmë kur ishin martuar.

Në fakt, i vetmi që më “pëlqeu” nga beteja në listën e hapur, nga këto partitë e reja, ishte Agron Shehu – që u fut në listën e mbyllur.

Kjo fushatë tregoi edhe një herë që kur je bythec politik, mos fol si “cub i madh”, se populli thotë: O fol e mba, ose dhitë e ha.

Po nuk jeni të vetmit, jo.

Keni edhe Ramën që pati thënë se do dilte vetë në listën e hapur dhe “u dhjaks” shpejt. Se këta “liderët” e PD nuk lanë gjë pa bërë e pa lëpirë, që t’i shmangeshin listës së hapur.

Suksese znj. Ana dhe mos u ndje fare në siklet, se për dy javë do shohësh plot “teze” të tjera, femra dhe meshkuj, në atë Parlament, e do kuptosh që më shumë se gjysma janë shumë larg jush.

adriatik lapaj shqiperia behet myslim murrizi

Lini një Përgjigje