
Edhe futbolli shqiptar në zi. Ndeshjet e javës së 10 të kampionatit do të fillojnë me një minutë heshtje në nder të ish-kryeminsitrit, Fatos Nano.
Ndarja nga jeta e Nanos, ka sjellë reagime të shumta edhe nga figura të larta të futbollit në vendin tonë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Duka e cilëson Nanon si një zotëri, teksa thekson se “iku shumë herët”.
Reagimi i Presidetit të FSHF-së, Armand Duka:
“Fatos Nano u largua nga kjo jetë siç jetoi gjithmonë, me dinjitet dhe si një zotëri i vërtetë.
Ishte zotëri në çdo rrethanë, si kur drejtonte vendin si Kryeministër, ashtu edhe kur ishte thjesht një qytetar mes nesh.
Tosi do të më mungoj shumë. Si mik, si politikan, por mbi të gjitha si njeri. Ai që e ka njohur nga afër e di se ishte unik, i veçantë dhe i pazëvendësueshëm.
Prehu në paqe Tos Nano. Sa keq që ike kaq herët!”, shkruan Duka
Fatos Nano u nda ditën e sotme nga jeta në moshën 73-vjeçare, një figurë politike që edhe sportin e ndihmonte duke mbajtur fjalën dhe premtimin e tij.
Nano vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Fatos Nano ishte themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish Partisë së Punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën shqiptare.
Lini një Përgjigje