
Hetimet për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku u ekzekutuan Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, janë përqendruar në monitorimin e qindra kamerave të sigurisë për të gjurmuar autorët.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë janë marrë të dhëna me interes për grupin hetimor. Raportohet se pasi kanë kryer atentatin dhe kanë djegur automjetin Toyota me targa greke që përdorën në krim në fshat, autorët janë larguar me një automjet të kamufluar si ambulancë.
Hetuesit dyshojnë se automjeti i kamufluar si ambulancë ndodhej në zonën pranë rrethit të Rinasit kur ndodhi atentati dhe më pas është larguar në drejtim të fshatit Halil pasi ka pritur që të kryhej varja.
Pas incidentit, autorët e krimit e dogjën automjetin Toyota që përdorën në krim në një zonë të pyllëzuar dhe kodrinore në fshatin Halil, ku dyshohet se një automjet tjetër i kamufluar si ambulancë po i priste ata të largoheshin në drejtim të panjohur./ A2CNN
Lini një Përgjigje