TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-07-01 09:36:00

Dyshohet se shoferi pësoi infarkt, dëshmojnë pasagjerët e autobusit të aksidentuar: Na sinjalizoi se nuk ndihej mirë 

Shkruar nga Pamfleti
Dyshohet se shoferi pësoi infarkt, dëshmojnë pasagjerët e
Pamje nga aksidenti

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për aksidentin tragjik me autobus, ku humbi jetën drejtuesi i mjetit, 36-vjeçari Redion Hasimi.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, policia dyshon se shoferi ka pësuar një kolaps shëndetësor pak çaste para aksidentit. Këtë pistë e mbështesin edhe dëshmitë e pasagjerëve, të cilët kanë deklaruar se drejtuesi i autobusit u kishte thënë se nuk ndihej mirë dhe se kishte shqetësime shëndetësore.

Hetuesit kanë konstatuar gjithashtu se, pasi autobusi ka dalë në korsinë e emergjencës, në vendngjarje nuk janë gjetur shenja frenimi. Kjo ka forcuar dyshimet se gjendja e rënduar shëndetësore nuk i ka lënë shoferit mundësi të frenojë apo të ulë shpejtësinë, duke bërë që mjeti të përplasej me forcë me barrierën metalike anës rrugës.

Nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se autobusi nuk ka pasur asnjë defekt teknik. Madje, mjeti kishte kryer kolaudimin vetëm një muaj më parë.

Ndërkohë, edhe 36-vjeçari Redion Hasimi rezulton të ketë qenë një drejtues mjeti korrekt, pa precedentë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit. 

 

aksidenti tragjik te qtu

Lini një Përgjigje