TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2026-07-07 08:45:00

Samiti i NATO-s në Turqi, Mark Rutte shfaqet dorë për dore me Erdogan 

Shkruar nga Pamfleti
Samiti i NATO-s në Turqi, Mark Rutte shfaqet dorë për dore me
Mark Ruttë shfaqet dorë për dore me Erdogan 

Në kuadër të Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Ankara, Presidenca e Turqisë ka publikuar një fotografi të Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Mark Rutte, së bashku me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Në imazhin e shpërndarë nga presidenca, dy liderët shihen duke ecur krah për krah, duke mbajtur njëri-tjetrin për dore, në një gjest që ka tërhequr vëmendjen.

Sipas analistëve dhe vëzhguesve të politikës ndërkombëtare, kjo skenë mbart një simbolikë të veçantë dhe interpretohet si një tregues i peshës në rritje që Turqia po fiton brenda Aleancës Veri-Atlantike. 

Presidenti Erdoğan pritet të zhvillojë një takim dypalësh me Donald Trump sot, i cili sipas programit do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp. Në mbrëmje, Erdoğan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdoğan do të shtrojnë një darkë zyrtare për liderët pjesëmarrës dhe bashkëshortët e tyre.

Ditën e dytë të samitit do të zhvillohen ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, fotografia familjare e liderëve dhe sesioni kryesor i punimeve, pas fjalës hapëse të Mark Rutte.

samiti i nato-s ne turqi

Lini një Përgjigje