TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-06-24 18:01:00

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera vecojme:

Edi Rama mblodhi sot drejtuesit vendorë, duke kërkuar transformimin e zonave industriale dhe zgjerimin e ofertës turistike, ndërsa nuk kurseu kritikat ndaj disa kryebashkiakëve.

Nga ana tjetër, Sali Berisha akuzoi qeverinë për favorizimin e resorteve turistike dhe deklaroi se PD mbështet kufizimin e mandatit të kryeministrit në dy mandate.

Në seancën gjyqësore të radhës, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi u përplasën verbalish, me Metën që tha se nuk kishte dijeni për veprimet e ish-bashkëshortes, ndërsa Kryemadhi iu kundërpërgjigj ashpër.

Ndërkohë, vendimet e Gjykatës së Strasburgut po nxjerrin në pah kostot e gabimeve të procesit të Vetting-ut për buxhetin e shtetit.

Instituti i Shëndetit Publik u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes nga temperaturat e larta dhe të shmangin daljet gjatë orëve të pikut.

Në Kosovë, Albin Kurti paralajmëroi nisjen e bisedimeve për formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultatit zgjedhor.

Në arenën ndërkombëtare, Donald Trump zgjati planin amerikan për Ballkanin Perëndimor, ndërsa tensionet me Iranin vijojnë të ndikojnë debatin politik në SHBA dhe Europë.

Zhvillime politike pati edhe në Lituani, ku qeveria ra pas vetëm 10 muajsh në pushtet.

edicioni informativ

Lini një Përgjigje