
Situata para godinës së Kuvendit është tensionuar gjatë protestës që po zhvillohet paralelisht me seancën plenare.
Përplasjet nisën pasi deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Besnik Brahimi, u pa duke bërë një gjest provokues dhe i ka drejtuar atyre gishtit të mesit. Veprimi shkaktoi reagime të menjëhershme nga turma, duke rritur tensionin në hyrje të Parlamentit.
Besnik Brahimi është deputet i forcës politike, drejtuar nga Tom Doshi.

Pas incidentit, një grup protestuesish u afruan drejt perimetrit të sigurisë dhe hoqën një pjesë të gardhit metalik të vendosur nga autoritetet për të mbrojtur hyrjen e Kuvendit.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat e Policisë, të cilat u pozicionuan për të penguar depërtimin e protestuesve dhe për të mbajtur nën kontroll situatën.
Me mbërritjen e deputetëve në Kuvend, një grup protestuesish hodhën vezë në drejtim të tyre. Situata u përshkallëzua menjëherë dhe policia ndërhyri për të neutralizuar incidentet, duke shoqëruar gjashtë protestues.
Gjithashtu, disa protestues çanë gardhin metalik dhe tentuan të hyjnë brenda Parlamentit, gjë që bëri që Policia të përdorte edhe spray lotsjellës.
Protestuesit vijojnë përplasjet me policinë, ndërsa atmosfera mbetet e tensionuar dhe pritet të shihet sesi do të vijojë situata.
Tom Doshi, krimineli, i lëpihet Ramutit si dikur Berishës. Vetem lepiresa ka Parlamenti. Sepse ky eshte Parlamenti i krimit.