Ditët e fundit debati publik është përqendruar te format e protestës para Parlamentit, ku gjuajtja me vezë është komentuar gjerësisht si një akt i mundshëm dhune dhe përçarjeje.
Për ekspertin e sigurisë, Ilir Kulla ky klasifikim është i gabuar, veçanërisht kur krahasohet me tragjedi të rënda të së shkuarës si ngjarja e Gërdecit apo të vrarët në bulevard.
Në një intervistë për emisionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, Kulla tha se nëse bëhet një paralele me vendet e zhvilluara evropiane si Franca apo Gjermania, protestuesit shqiptarë janë treguar tejet të vetëpërmbajtur dhe paqësorë.
Pjesë nga intervista:
-Dua të të pyes pak se shumë është komentuar këto ditë me dy episodet, po themi, të dhunshme që u regjistruan të protestës para Parlamentit gjatë punimeve të seancave plenare. Dhe pastaj me videot që qarkulluan nëpër rrjete sociale u hodhën hije dyshimi mbi atë që fshihet realisht pas kësaj proteste, apo kemi dy protesta, ajo e ditës dhe e natës, ajo e paqes dhe e dhunës. Ajo që ndodhi para Parlamentit tregon që protesta po ia dalin të tjerët ta përçajnë? Domethënë, çfarë ka...
Ilir Kulla: Po në fakt cila është dhuna? Vezët? Po pse këta mendojnë që, këta mendojnë që këta që kanë bërë ato që kanë bërë, nga ai tjetri që i ka ndodhur Gërdeci, e janë vrarë katër rob në bulevard, tek këta të tjerët që s'ka ngelur skandal publik pa i ndodhur dhe këto janë të vërteta gjyqësore, jo të miat dhe të tuat, është çfarë thotë Prokuroria e Posaçme. Ok? Dhe këta mendojnë që njerëzit do e mbajnë me vezë. Po njerëzit po s'kanë qenë të fortë o vëlla! Se vendet e tjera i kanë marrë me dru. Siç mendojnë këta që është veza dhunë, kanë koncepte të gabuara për dhunën këta. Dhunë domethënë, dhunë! Dhe ata deri tani janë treguar shumë të vetëpërmbajtshëm. Aq sa na kanë lënë të gjithëve pa gojë nga pikërisht qendra e vetëpërmbajtjes. Veza s'është dhunë. Se mos na thonë edhe atë markën e vezës, se mos vjen nga andej nga qarku i Durrësit ndonjë markë e vezës se i bie të kenë ndryshuar gjëra të tjera pastaj.
-Domethënë ti nuk sheh hije dyshimi nga protesta, segmente të caktuara që duan ta prishin nëpërmjet paraqitjeve të dhunshme, sepse në bulevard çdo mbrëmje është shembullore...
Ilir Kulla: Çfarë hije dyshimi mo? Çfarë hije dyshimi? Çfarë hije dyshimi mo, kanë dalë atje, i kanë gjuajtur me vezë. Po pak i kanë mo, me vezë e me domate. Pse çfarë presin këta, që do i presin me lule? Pse çfarë logjike... I kam parë protestat në Gjermani, në Itali, në Francë, ai i ka parë në Paris atje ku ka jetuar kryeministri. Ato janë protesta minimalisht të dhunshme. Në Shqipëri kanë qenë protesta fare paqësore. Domethënë veza qenka dhunë?
Lini një Përgjigje