TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi29 Janar 2026, 10:10

Zjarret e verës; nisin dëmshpërblimet për 15 bashki; sa lekë do marrin qytetarët e prekur

Shkruar nga Pamfleti
Zjarret e verës; nisin dëmshpërblimet për 15 bashki; sa
Zjarret e verës

Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblim do të jepen për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së shkuar.

Kështu njofton Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bashkitë që do marrin nga ky fond, renditen si më poshtë:


Delvinë – 36 mln lekë

Dibër – 10,5 mln lekë

Gramsh – 86,6 mln lekë

Has – 0,7 mln lekë

Rrogozhinë – 1,8 mln lekë

Krujë – 146 mln lekë

Kukës – 0,6 mln lekë

Librazhd – 0,2 mln lekë

Peqin – 4 mln lekë

Tepelenë – 0,3 mln lekë

Kamëz – 2 mln lekë

Maliq – 1,2 mln lekë

Finiq – 40 mln lekë

Dropull – 7,7 mln lekë

Malësi e Madhe – 6,6 mln lekë

Vera e 2025-ës është cilësuar si më e vështira në Shqipëri për shkak të dëmeve të shumta nga zjarret. Kompensimi për dëmet nga zjarri përfshin periudhën nga 15 qershori deri më 15 shtator.

Bashkitë e Delvinës dhe Gramshit ishin më të prekurat, që sipas autoriteteve, në 90% të rasteve ishin të qëllimshme. Vetëm në Gramsh, siç është raportuar më herët, janë shkrumbuar 68 banesa.

Po ashtu pati edhe qindra bagëti të ngordhura dhe mijëra hektarë ullinj e pemë frutore të djegur.

Në total, në të bashkitë e përfshira nga zjarrvëniet janë afro 200 shtëpi të dëmtuara dhe mbi 3 600 krerë bagëtish të djegura.

Për shkak të rasteve të përsëritura, zjarrvënia është përfshirë në Kodin Penal, ku autorët rrezikojnë burg nga 5 deri në 15 vite. Me ndryshimet e reja ligjore, edhe zjarrvënia nga pakujdesia do të përfshihet në Kodin Penal.

nisin dëmshpërblimet për 15 bashki

Lini një Përgjigje