TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 5 Mars 2026, 15:30

Sa vlen një orë biznes në Shqipëri?

Shkruar nga Pamfleti
Sa vlen një orë biznes në Shqipëri?
Foto ilustruese

Bizneset në Shqipëri realizuan gjatë vitit 2024 rreth 3.5 trilionë lekë shitje neto ose rreth 36.6 miliardë euro, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT.

Shifrat zyrtare për ekonominë zakonisht publikohen në total vjetor dhe janë të vështira për t’u kuptuar nga publiku i gjerë. Por çfarë ndodh nëse ato përkthehen në ritmin e një dite, një ore apo edhe një minute?

Bizneset në Shqipëri realizuan gjatë vitit 2024 rreth 3.5 trilionë lekë shitje neto ose rreth 36.6 miliardë euro, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT. “Scan Intel” ka analizuar të dhënat duke i përkthyer këto shifra në ritmin e një dite, ore dhe minute, për ta bërë më të kuptueshme për publikun.

E përkthyer në terma më të thjeshtë, kjo shumë do të thotë se bizneset në vend shesin mesatarisht afro 9.6 miliardë lekë në ditë ose 100 milionë euro.

Kjo është një mesatare vjetore e përllogaritur duke pjesëtuar totalin e shitjeve me 365 ditë dhe përfshin çdo ditë të vitit, por nuk nënkupton që çdo ditë ka të njëjtin nivel aktiviteti.

E ndarë në intervale më të vogla kohe, kjo shumë përkthehet në rreth 4.2 milionë euro në orë, mbi 69 mijë euro në minutë dhe rreth 1,160 euro në sekondë. Shifra përfaqëson vëllimin total të shitjeve të ndërmarrjeve aktive në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si tregtia, industria përpunuese, ndërtimi, transporti, akomodimi dhe shërbimet e tjera.

Ajo pasqyron qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve në ekonomi dhe jo fitimin neto të bizneseve, pasi nga të ardhurat zbriten kostot e operimit, pagat, furnizimet dhe detyrimet tatimore.

Rreth 1 miliard lekë çdo 2 orë e 28 minuta

Nëse kjo mesatare ditore ndahet në intervale kohe, rezulton se bizneset në Shqipëri realizojnë rreth 1 miliard lekë shitje çdo 2 orë e 28 minuta, ose rreth 10 milionë euro.

Le të supozojmë se ora shënon 08:00. Hapet një dyqan lagjeje. Një furrë nxjerr bukën e parë. Një magazinë shpërndan mall. Nga ky moment, në bazë të mesatares vjetore, duhen më pak se dy orë e gjysmë që totali i shitjeve në rang vendi të arrijë në 1 miliard lekë.

Aktiviteti që realizon pjesën më të madhe të shitjeve në Shqipëri është tregtia. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, sektori i tregtisë realizoi rreth 1.6 trilionë lekë shitje neto gjatë vitit 2024, ose rreth 46.1% të totalit të shitjeve të bizneseve në vend. I përkthyer në mesatare ditore, kjo do të thotë se bizneset e tregtisë shesin rreth 4.47 miliardë lekë në ditë, ose afërsisht 186 milionë lekë në orë.

Kjo është një përllogaritje statistikore mbi bazën e mesatares vjetore, që synon të ilustrojë përmasën e qarkullimit ekonomik./Scan

foto ilustruese

1 Komente

  1. T
    Tony

    Oh, kur mesuan keta fjalen biznes (business)! Bizness do te thote matrapaz pra, bleje 3 shite 5, kaq. Matrapazet jane njerezit me rrjepes parazite koketrashe ne bote, qe bejne popujt te vuajne. Prodhohen nje pale atletike Nike, etj ne Vietnam, Kine e produkti del me kosto $5-$10 e shitet ne tregje $100-$200, nje shishe 1L whysky del nga fabrika me kosto $1-2 e shitet $20-$50 e lista nuk mbaron. Nje automjet nuk mund te shitet direkt nga prodhuesi me ligj por duhet ta shese matrapazi, dealer, biznesmeni. Ha, ha, ha! Ja cdo te thote MAFIA e ligjeshme. Dhe vegjelia eshte trushpelare me thenien "bombastike", lire eshte krika ne Durres por e ha qiraja rruges. Njeri ben pallatin, jep katet me qira, ai i kateve i jep me hyrje e ai i hyrjes i jep me dhoma teke me qira. Hajde sistem human hajde. Mjere te shkretat blete punetore.

    Lini një Përgjigje