
Pas marrëveshjes Shqipëri-Itali-Emiratet për projektin 1.4 miliardë euro, qeveria nis procedurat për ndërtimin e centraleve dhe linjës nënujore në Adriatik...
Një vit pas takimit të Edi Ramës dhe Giorgia Melonit në Emiratet e Bashkuara Arabe, qeveria shqiptare ka nisur procedurat për ndërtimin e tre TEC-eve në zonën bregdetare të Vlorës, në kuadër të projektit për prodhimin dhe transmetimin e energjisë elektrike drejt Italisë. Marrëveshja tripalëshe me vlerë rreth 1.4 miliardë euro parashikon ndërtimin e centraleve dhe një linje nënujore në Adriatik. Detajet mbi kompaninë investuese, pronësinë e tokës dhe përfitimet konkrete për Shqipërinë nuk janë bërë publike, ndërsa projekti ka ngritur debat për transparencën dhe ndikimin e tij ekonomik e mjedisor.
Një vit pas takimit të Edi Ramës dhe Giorgia Melonit në Emiratet e Bashkuara Arabe me biznesmenë atje, kanë filluar procedurat për ndërtimin e tre TEC-eve në territorin e Vlorës, si qendër prodhimi dhe furnizimi të Italisë me energji elektrike.
Më 16 janar 2025, Edi Rama dhe Giorgia Meloni u takuan me përfaqësues të një kompanie private të lidhur me qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku nënshkruan marrëveshjen prej 1.4 miliardë euro për prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri dhe transmetimin e saj në Itali përmes një rrjeti nënujor në detin Adriatik.
Marrëveshja Shqipëri–Itali–Emiratet e Bashkuara Arabe parashikon ndërtimin në territorin bregdetar të Vlorës të tre TEC-eve për prodhimin e energjisë elektrike.
Megjithatë, qeveria shqiptare nuk ka publikuar asnjë të dhënë të detajuar për këtë investim, përveç njoftimit për nënshkrimin e marrëveshjes, të shoqëruar me fotografinë e tre ministrave të vendeve përkatëse: Belinda Balluku nga Shqipëria, ministri italian i Mjedisit Gilberto Pichetto dhe Ahmed Al Jaber, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Si përfaqësues zyrtarë, këta firmosën dokumentet formale, ndërsa negociatat për projektin janë zhvilluar mes Edi Ramës, Giorgia Melonit dhe drejtuesve të kompanisë, emri i së cilës nuk është bërë publik dhe që operon përmes strukturave të lidhura me qeverinë e Emirateve.
Sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, më 2 mars 2026 Edi Rama u ka dhënë urdhër institucioneve qeveritare për të nisur procedurat për fillimin e punimeve të tre TEC-eve në Vlorë, sipas projektit të paraqitur nga partnerët nga Dubai.
Këto TEC-e pritet të ndërtohen në tokë shtetërore pranë bregdetit të Vlorës. Nuk është bërë e ditur nëse kjo tokë do t’i shitet apo do t’i jepet me koncesion kompanisë investuese dhe as nëse Shqipëria do të ketë aksione ose përfitime të tjera nga projekti, pavarësisht se investimi realizohet në territorin e saj.
Gjithashtu, nuk është dhënë asnjë shpjegim për arsyen pse këto centrale do të ndërtohen në Shqipëri për të prodhuar energji që do të furnizojë Italinë ose tregje të tjera ku Italia mund ta shesë atë.
Negociatat për ndërtimin e TEC-eve në Vlorë dhe për linjën nënujore Shqipëri–Itali kanë nisur në tetor 2023, me një takim mes drejtuesve të OST-së së Shqipërisë dhe operatorit italian të transmetimit TERNA, ku u diskutua mundësia e ndërtimit të projektit nga shteti italian.
Në janar 2025 projekti u transferua në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke përfshirë në proces një kompani me qendër në Dubai, e lidhur me struktura të qeverisë së Emirateve, e cila pritet të marrë përsipër ndërtimin e TEC-eve dhe të linjës nënujore Shqipëri–Itali./Pamfleti
I leverdis qarte Italise sepse duke ndotur zonen e Vlores e heq nga konkurenca dhe mban te paster Puglian...Rama llozhura shqipetare, ky mbeturine e komunizmit..