TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 4 Tetor 2024, 17:04

“Nuk pimë dot një kafe”, pensionistët të irrituar me indeksimin 4.1 për qind: Qeveria po tallet me ne!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk pimë dot një kafe”, pensionistët të

Indeksimi i pensioneve ka sjellë pakënaqësi tek pensionistët. Ata e konsiderojnë të pamjaftueshme rritjen me 4.1%, duke qënë e papërfillshme në kostot që ata kanë në përditshmëri.

A nuk keni turp që zini në gojë pensionet, ku janë…Hiç gjë, 4 lekë se kam marrë as se dua fare,…unë 80 kam marrë, ka vënë dhe 4 lekë, vajti 84,” –thotë pensionistja, Caje .

Mbi 800 mijë pensionsitë kanë përfituar rritjen. Pensionet urbane të pleqërisë u rriten me 752 lekë, ndërsa pensionet rurale kanë një shtesë mesatarisht prej 453 lekë. Sakaq edhe pensioni social shkon në rreth 9700 lekë në muaj.

Çfarë mund të ble, si dot një kafe, vetëm këta të pinë kafe, ca jemi në të humbur,” –shprehet pensionistja.

Nëna Caje ka punuar gjithë jetën e saj në koperativë. Daljen në pension e ka parë si shpërblim për gjithë ato vite punë. Por realiteti rezultoi të ishte ndryshe nga ç’e kishte menduar. Pensionistët janë të zhgënjyer për këto vendime, duke u shprehur se indinjatën e tyre do të tregojnë me votë.

“Kam punuar ne koperativë dhe kam punuar dhe për 100 lekë atëherë dhe tani shyqyr dolëm ne pension. Aq e kam inat këtë rradhë dhe ne e kemi votuar sa herë dhe po na tall, ajo është tallje nuk është pension”, thotë nëna Caje./EuronewsAlbania

Lini një Përgjigje