TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 2 Tetor 2024, 17:43

Shqiptarët “dynden” për të marrë kredi, guvernatori Sejko: Kredimarrja kapi nivelet më të larta në 10 vitet e fundit!

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptarët “dynden” për të marrë kredi,

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko duke folur për situatën ekonomike në vend, deklaroi në një konferencë për mediat, se numri i kredimarrjeve në sektorin privat është rritur ndejshëm.

Sejko tha se ritmi i rritjes kulmoi në nivelin 16.8 % në muajin gusht, duke qëndruar në nivelet më të larta të më shumë se një dekade.

Ndër të tjera ai bëri të ditur se gjatë muajve të fundit është vënë re dhe një riaktivizim i kreditimit në valutë. Ai foli edhe për punësimin në sektorin privat jobujqësor, duke thënë se pësoi rritje me 1.9 % në tre-mujorin e dytë.

Kredia për sektorin privat shënoi një përshpejtim të mëtejshëm gjatë muajve korrik – gusht. Ritmi i rritjes kulmoi në nivelin 16.8% në muajin gusht, duke qëndruar në nivelet më të larta të më shumë se një dekade.

Kjo kredi ka vijuar të mbulojë nevojat e biznesit dhe të familjeve shqiptare për zgjerimin e konsumit dhe të investimeve të tyre, duke dhënë një kontribut në rritje në zgjerimin e aktivitetit ekonomik. Zgjerimi i kredisë vijon të mbështetet – në masën më të madhe – nga zgjerimi i portofolit të kredisë në lekë. Megjithatë, gjatë muajve të fundit është vënë re dhe një riaktivizim i kreditimit në valutë”, tha Sejko.

Lini një Përgjigje