TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 7 Shkurt 2024, 11:42

Njohja e pensioneve me Italinë; sa shqiptarë dhe sa italianë përfitojnë

Shkruar nga Pamfleti
Njohja e pensioneve me Italinë; sa shqiptarë dhe sa italianë
Ministri Igli Hasani dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani

Instituti i Sigurimeve Shoqërore informon se marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë u siguron bashkatdhetarëve tanë shpërblimin dhe të drejta të barabarta për punën dhe mundin e tyre ndër vite.

Sipas ISSH janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 20,000 shtetas italianë, nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë!

Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për:

pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar;
sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrë-lindjen;
sigurimin e papunësisë.
Gjithashtu kjo marrëveshje siguron të drejta të barabarta, bashkim të periudhave të siguruara si dhe të drejtën e tërheqjes së përfitimit në të dy vendet, evidentohet në njoftimin e publikuar nga ISSH.

 

njohja e pensioneve me italinë

Lini një Përgjigje