TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi15 Dhjetor 2025, 07:53

Me licencë të revokuar, Air Albania pezullon operacionet 7 vite pas themelimit; kriza që fundosi veprën kombëtare të Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Me licencë të revokuar, Air Albania pezullon operacionet 7 vite pas
Edi Rama gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve nga Air Albania

Thuhet se transportuesi është në “krizë të thellë financiare”, e përkeqësuar edhe më tej nga tërheqja e Turkish Airlines. Heqja e lejes së operimit ishte pika e fundit. Air Albania ishte linja ajrore kombëtare e vendit, që synonte të mbushte boshllëkun e krijuar pas falimentimit të Albanian Airlines në vitin 2011...

Air Albania ka pezulluar operacionet 7 vite pas themelimit të saj. Kompania me flamur shqiptar, e inicuar nga Kryeministri Edi Rama duket se po shkon drejt falimentimit, edhe pse ky ende nuk është shpallur, për shkak të problemeve financiare. Lajmi po bën xhiron e botës, veçanërisht në mediat e specializuara sa i takon fluturimeve ajrore.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, e ka përdorur Air Albania, në kuadrin e propagandës, por jo vetëm, teksa për një periudhë jo të shkurtër, paraqiste arritje, madje duke i vendosur edhe emra avionëve që nisnin me Lasgushin për të vijuar me Naimin e kështu me rradhë.

Madje, Rama nuk do të nguronte që të deklaronte se me ‘Air Albania’ është përmbushur një ëndërr që dukej e pamundur.

Përmbushim një ëndërr që dukej e pamundur, por që u realizua. Kompaninë ajrore të flamurit kuqezi ‘Air Albania’.

Është një ëndërr që sot merr krahë për të filluar një ëndërr prej shumë kohësh. ‘Air Albania’ është një vepër kombëtare”, deklaronte Rama.

Sot pas 7 vitesh nuk ka asnjë reagim nga Kryeministri Edi Rama dhe çfarë u bë me atë që e konsideronte si "ëndërr" apo si vepër kombëtare. 

Sipas aviation24.be, kompania ajrore kombëtare e Shqipërisë, Air Albania, ka pezulluar të gjitha fluturimet që nga 7 dhjetori, pas vendimit të aksionarit të saj kryesor, Turkish Airlines, për të shitur 49% të aksioneve të saj në linjën ajrore.

Ndalesa e menjëhershme i ka lënë pasagjerët të bllokuar dhe ka ngritur shqetësime mes një vale më të gjerë dështimesh të linjave ajrore të lidhura me presionet ekonomike globale. Megjithatë, pavarësisht mbylljes operative, Air Albania nuk ka paraqitur kërkesë për falimentim dhe situata aktualisht është e lidhur me ristrukturimin e aksionarëve dhe jo me një proces formal falimentimi”, shkruan portali në fjalë, i specializuar në fushën e aviacionit.

Ndërkohë një tjetër portal, aerospaceglobalnews, shkruan se muajin e kaluar, doli në dritë se Turkish Airlines po kërkonte të shiste aksionet e saj në Air Albania, kompaninë problematike.

E zotëruar 49% nga transportuesi turk, ndërmarrja e përbashkët publik-privat me qeverinë shqiptare dhe MDN Investment kishte për qëllim t'i siguronte vendit lidhje ajrore jetësore përmes një linje ajrore kombëtare.

Në fillim të dhjetorit, kompania ajrore kreu fluturimin e saj të fundit. Vetëm pak ditë më parë, licenca e operimit të linjës ajrore u revokua, që do të thotë se tani nuk ka linjë ajrore pasagjerësh të regjistruara sipas Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar. E gjithë lidhja ajrore me vendin tani do të vijë ekskluzivisht nga transportuesit e huaj”, thuhet në artikull.

Nisur nga situata e krijuar, aerospaceglobalnews, shkruan se peizazhi konkurrues në Shqipëri është gjithashtu sfidues, duke theksuar se madhësia e Air Albania-s, së bashku me hyrjen e rivalëve me kosto të ulët, e bënë operacionin veçanërisht të vështirë.

Referuar burimeve qeveritare, portali raporton se licenca e operimit të linjës ajrore ishte revokuar “për mosrespektim të standardeve të aviacionit civil”.

Thuhet se transportuesi është në “krizë të thellë financiare”, e përkeqësuar edhe më tej nga tërheqja e Turkish Airlines. Heqja e lejes së operimit ishte pika e fundit.

Air Albania ishte linja ajrore kombëtare e vendit, që synonte të mbushte boshllëkun e krijuar pas falimentimit të Albanian Airlines në vitin 2011.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zbuloi linjën e re ajrore në vitin 2018 në bashkëpunim me Turkish Airlines, e cila zotëronte 49%.

MDN Investment SHPK mbante 41%, ndërsa qeveria shqiptare zotëronte 10% të mbetur nëpërmjet Albcontrol, i cili mbikëqyr hapësirën ajrore të vendit. Fluturimet e Air Albania filluan me një Airbus A319 të marrë me qira nga Turkish Airlines dhe më pas rrjeti u zgjerua.

Megjithatë, ajo kishte pasur shumë vështirësi. Ajo miratoi një strategji të re në fillim të vitit 2025 që përfshinte avionë shtesë dhe destinacione të reja, duke përfshirë Brukselin dhe Vjenën për shembull. Në fund të fundit, planet e saj të rritjes nuk ishin të mjaftueshme për të siguruar suksesin e saj.

Fluturimi i saj i fundit ishte më 2 dhjetor nga Stambolli në Tiranë me një Airbus A321 të regjistruar LZ-FSH të marrë me qira nga Fly 2 Sky. Turkish Airlines pritet të hapë një shërbim të ri për në Tiranë për të mbushur boshllëkun”, vijon artikulli.

Industria e linjave ajrore në Shqipëri ka pasur vështirësi gjatë dy dekadave të fundit, madje edhe para ardhjes së konkurrencës me kosto të ulët.

Vendi është përpjekur, në disa raste, të operojë me sukses linjën e vet ajrore kombëtare. Megjithatë, asnjë nga këto përpjekje nuk ka qenë e suksesshme. Air Albania është shembulli më i fundit dhe vjen pas falimentimit të shumë linjave ajrore shqiptare në të kaluarën, siç renditet më poshtë.

Me licencë të revokuar, Air Albania pezullon operacionet 7 vite pas

/Pamfleti/

3 Komente

  1. O
    Oti

    Cdo gje qe ka thene apo bere rama ka qene nje show apo deshtim. Bashke me veliajn dhe ballukun etj jane brezi dhe qeverisja me e korruptuar

    1. S
      Stjuardesa

      Me mashtrues ordiner si Sinan Idrizi dhe turku Sinan Isik vetem faliment ka. Nuk ecen para ky vend me keta lloj hijenash ordinera qe edhe shoket e tyre i groposen me borxhe. Turp

      1. A
        Askushi

        Air Palloshi me sekserin Idrizi nuk mund te perfundonte ndryshe. Skeme e vendosur ne tavoline. Tani palloshi do blej kuotat dhe do ti japi disa miliona sinan mashtruesit per stresin e krijuar nga mediat dhe do ta rihapi skemen pa borxhe ne vlore me emer tjeter.

        Lini një Përgjigje