TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi10 Mars 2026, 16:19

Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

Shkruar nga Pamfleti
Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje
Foto ilustruese

Në tregun shqiptar, çmimi i naftës ka pësuar rritje ditën e sotme, duke u shtrenjtuar me 25 lekë krahasuar me 4 marsin, kur u regjistrua rritja e parë.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, së bashku me Ministrin e Financave Petrit Malaj dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaci, zhvilluan një takim me kompanitë kryesore të sektorit të hidrokarbureve dhe drejtuesit e Shoqatës së Hidrokarbureve.

Takimi u mbajt në kuadër të monitorimit të situatës së çmimeve të karburanteve dhe zhvillimeve të fundit në tregjet ndërkombëtare. Në tregun shqiptar, çmimi i naftës ka pësuar rritje ditën e sotme, duke u shtrenjtuar me 25 lekë krahasuar me 4 marsin, kur u regjistrua rritja e parë.

Gjatë diskutimeve u analizua ecuria e çmimeve në bursën Platts të Mesdheut, që shërben si referencë për gazoilin dhe benzinën, si dhe raporti mes çmimeve të importit, çmimeve të shitjes me shumicë dhe atyre me pakicë në tregun vendas.

Palët ranë dakord për rritjen e transparencës dhe shkëmbimin e rregullt të informacionit mbi lëvizjen e çmimeve, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës dhe garantimin e stabilitetit në treg.

Në këtë kuadër, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ndërmarrë disa masa, mes të cilave ngritjen e një mekanizmi të përditshëm për monitorimin e çmimeve të hidrokarbureve në tregun vendas, analizimin periodik të raportit mes çmimeve në bursën Platts, çmimeve të importit dhe atyre të shitjes në treg, si dhe koordinimin e vazhdueshëm me operatorët e tregut dhe Shoqatën e Hidrokarbureve.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave do të krijojë një task-forcë të përbashkët mes administratës tatimore dhe doganore për të rritur kontrollin dhe efikasitetin në sektorin e hidrokarbureve, si në tregtinë me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë.

Kjo strukturë do të monitorojë gjithashtu marzhet e fitimit përgjatë gjithë zinxhirit të tregtimit të karburanteve, nga importi deri te shitja për konsumatorin final, me synimin që çdo ndryshim çmimi të reflektojë zhvillimet reale të tregut ndërkombëtar.

Sipas autoriteteve, situata aktuale në tregjet ndërkombëtare kërkon reagim të shpejtë institucional për të ruajtur stabilitetin e tregut dhe për të mbrojtur interesat e konsumatorëve shqiptarë. Institucionet njoftojnë se do të vijojnë monitorimin e përditshëm të tregut vendas dhe të bursave ndërkombëtare për të ndërhyrë në rast të devijimeve të pajustifikuara të çmimeve.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ndërmarrë këto masa:

•           ngritjen e një mekanizmi të përditshëm monitorimi të çmimeve të hidrokarbureve në tregun vendas;

•           analizimin periodik të raportit mes çmimeve të bursës Platts, çmimeve të importit dhe çmimeve të shitjes në treg;

•           koordinimin e vazhdueshëm me operatorët e tregut dhe Shoqatën e Hidrokarbureve për të garantuar transparencë dhe stabilitet në treg;

•           informimin periodik të publikut mbi zhvillimet e çmimeve dhe faktorët që ndikojnë në to.

Ministria e Financave do të ngrejë një task-forcë të përbashkët mes administratës tatimore dhe doganore, e cila do të ketë për detyrë:

•           rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, në tregtimin me shumicë dhe me pakicë, në mënyrë që të shmangen rritjet abuzive të çmimit të tregtimit të karburanteve;

•           monitorimin e marzheve të fitimit në gjithë zinxhirin e tregtimit të hidrokarbureve, nga momenti i importit deri te shitja me pakicë, për të garantuar që çdo ndryshim çmimi të reflektojë zhvillimet reale të tregut ndërkombëtar;

•           garantimin që aktiviteti i subjekteve të zhvillohet në përputhje me ligjin, që çdo shitje të jetë e regjistruar fiskalisht dhe gjithashtu karburanti i tregtuar të përmbushë të gjitha detyrimet doganore dhe tatimore.

karburant cmimi nafta

1 Komente

  1. A
    Aldi

    Keto kompani qe shesim Karburant ne vendin tone disponohen nga ministra e deputet aksionere sot me rritjen e cmimit keta duhet te ishin gjobitur direkt sepse keta kane nje rregull qe duhet te kene rezerva per 90 dite Keshtu qe keta nuk duhet ta rritin menjere cmimin ne darke u rrit ne burse ne mengjes u rrit direkt ne vendin tone Shtet ku je nese ekziston ???

    Lini një Përgjigje