Ndërkohë që disa vende të rajonit kanë ndërmarrë masa për të përballuar rritjen e çmimit të karburanteve, në Shqipëri ende nuk është marrë një vendim konkret për ndërhyrje në treg.
Çmimi i naftës në tregun shqiptar ka shënuar një tjetër rritje këtë të martë. Në pikat kryesore të tregtimit, një litër naftë po shitet me 198 lekë, duke u rritur me 25 lekë që nga 4 marsi, kur u regjistrua edhe shtrenjtimi i parë.
Ndërkohë që disa vende të rajonit kanë ndërmarrë masa për të përballuar rritjen e çmimit të karburanteve, në Shqipëri ende nuk është marrë një vendim konkret për ndërhyrje në treg.
Ministria e Ekonomisë ka zhvilluar një takim me kompanitë e hidrokarbureve për të diskutuar situatën e furnizimit me karburant dhe rritjen e çmimeve. Gjatë këtij takimi është diskutuar kryesisht për forcimin e kontrolleve ndaj kompanive që operojnë në këtë sektor.
Sipas informacioneve, Ministria e Financave dhe ajo e Energjisë pritet të shtojnë kontrollet e përditshme ndaj subjekteve të tregtimit të karburanteve. Në rast se do të konstatohen shkelje apo abuzime, parashikohen masa ndëshkuese, që variojnë nga sekuestro e aktivitetit deri tek gjobat deri në dhjetëfish më të larta se aktualisht.
Nga ana tjetër, Ministria e Financave ka përgatitur një plan masash për të mbajtur nën kontroll situatën, por nuk parashikohet rikthimi i Bordit të Transparencës dhe as rishikim i taksave mbi karburantet.
Ndërkohë, Konfindustria i bën thirrje qeverisë që të ndërmarrë hapa për ndërtimin e një impianti për përpunimin e naftës shqiptare, duke paralajmëruar se në të kundërt çmimi i naftës në treg mund të arrijë shumë shpejt deri në 250 lekë për litër, siç ndodhi në fillim të luftës në Ukrainë.
"Konfindustria i kërkon qeverisë të fillojë sa më shpejt projektin e ndërtimit të impiantit të përpunimit të naftës shqiptare, si mënyra më efektive për përballimin e pasojave të paparashikuara ekonomike dhe sigurisë kombëtare nga lufta në Gjirin Persik. Në këtë rast kërkohet, që të ndryshojë Buxheti 2026, me qëllim përfshirjen e shpejtë të ndërtimit të impiantit të përpunimit të naftës shqiptare në vend si investim shtetëror. Gjithashtu, kërkohet të përmirësohet thelbësisht organizimi i prodhimit, tregëtimit, ngarkesës fiskale dhe monopolizimit të sotëm të gjithë tregut të hidrokarbureve.
Është krejtësisht e papranueshme, që Shqipëria si vend zotërues i rezervave të mëdha të naftës, të jetë në varësi të plotë të importeve dhe lëvizjeve të cmimeve të tregjeve botërore. Çmimi i naftës në tregun shqiptar po arrin në kufirin e 200 lekë/litër dhe parashikohet, që shpejt të rrezikojë tejkalojë kufirin e 250 lekë/litër të vendosur në vitin 2022 në rastin e fillimit të luftës në Ukrahinë. Ndërtimi i impiantit shqiptar të përpunimit të naftës vendore është mjeti më efektiv i përhershëm për të lehtësuar pasojat shkatërruese ekonomike dhe financiare nga furnizimet dhe lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. karburanteve", thuhet në reagim.




Lini një Përgjigje