TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi22 Prill 2025, 14:25

Fushata elektorale 'prek' euron? Civici tregon ndikimin e monedhës së huaj në ekonomi

Shkruar nga Pamfleti

Fushata elektorale 'prek' euron? Civici tregon ndikimin e

Eksperti i ekonomisë Ardian Civici ka folur lidhur me ndryshimet në nivelin e euros gjatë fushatës elektorale.

Sipas tij, në këto momente nuk janë parë ndryshime sinjifikative dhe se faktori kryesor që ndikon është sasia shumë e madhe e eurove. Civici u shpreh se nëse do të ketë ndikime, do të forcohet leku dhe do të dobësohet euro.

“Mendoj që kemi të bëjmë me dy fenomene ai i kursit të këmbimit dhe ndikimit të fushatës që në një farë mënyre provokon konsumin dhe rrit inflacionin.

Në raport me euron duhet konsideruar si një ekuilibër i ri i qëndrueshëm disa mujor, nëse nuk ndodhin goditje strukturore. Fushata pavarësisht shpenzimeve dhe financimeve nuk duket që ka një ndikim me sasinë e eurove të hedhura.

Përsa i përket stimulimit të konsumit ose konsum specifik, po ndodh ndonëse në përmasa më të vogla dhe do të japë efektin e tij. Faktori kryesor që ndikon është sasia shumë e madhe e eurove në raport me lekun, këto fushata nuk po e shtojnë masën e eurove që të kenë ndikime. Nëse ka ndikim, do të forcojë lekun dhe dobësojë euron”, tha ai për “Abc News”.

Lini një Përgjigje