TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi11 Korrik 2025, 15:55

Euro humb vlerë përballë lekut, ndikon fluksi turistik në sezonin veror

Shkruar nga Pamfleti

Euro humb vlerë përballë lekut, ndikon fluksi turistik në
Piku i sezonit turistik në vend ka dhënë efektet e para në monedhën europiane.  Sipas ecurisë së kursit në kursin e këmbimit, në sezonin veror ajo ka humbur vlerë përballë lekut.  Në grafikun që ilustron Banka së Shqipërisë prej datës 1 korrik, një euro është këmbyer me 97 lekë duke pësuar një zhvlerësim konstant, por minimal. 

Por nëse bëjmë një krahasim të kursit të këmbimit euro-lek me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se monedha europiane është dobësuar me më shumë se 3 pikë. 

Në 10 ditët e para të korrikut të viti të kaluar një euro është këmbyer mbi 100 lekë. Banka e Shqipërisë e lidh këtë tendencë të forcimit të lekut me shtimin e eurove në qarkullim nga turizmi. 

Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në muajt e parë Shqipëria priti 3.4 milion shtetas të huaj.  Po ashtu në forcimin e lekut ka dhënë efekte edhe rritja e investimeve të huaja dhe paratë që dërgojnë emigrantët si remitanca. 

Ndërsa vetëm në 5 muaj trasaksionet në euro në ekonominë shqiptare arritën vlerën 2.4 miliardë euro. Këto shifra konfirmojnë vlerën e lartë të monedhës europiane në ekonominë shqiptare në një kohë që euro qëndron nën kufijtë e 98 lekëve. 

Por pavarësisht këtyre luhatjeve duket se tregu i brendshëm valutor është futur në një normalitet të ri, pasi gradualisht po zbehen edhe luhatjet e forta sezonale në këmbimin e euros me lekun./EuronewsAlbania
 

Lini një Përgjigje