TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi18 Prill 2026, 09:46

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës, do të shitet nën 200 lekë 

Shkruar nga Pamfleti

 

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës, do të shitet
Foto Ilustruese

Çmimi i naftës për shitje me pakicë do të jetë 197 lekë për litër, nga 210 lekë që ishte më parë.

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në mbledhjen e datës 18 prill 2026. Nafta pëson një ulje prej 13 lekësh për litër, ndërsa benzina ulet me 2 lekë për litër, sipas vendimit të bërë publik nga autoritetet.

Çmimi i naftës për shitje me pakicë do të jetë 197 lekë për litër, nga 210 lekë që ishte më parë. Ndërkohë, benzina do të tregtohet me 172 lekë për litër, nga 174 lekë që ishte para këtij vendimi.

Vendimi hyn në fuqi sot në orën 10:30 dhe mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të rishikohen sërish çmimet në bazë të tregut.

Autoritetet kërkojnë zbatim të detyrueshëm nga të gjithë operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë, duke paralajmëruar masa administrative deri në pezullim aktiviteti në rast shkeljesh.

Megjithatë, situata vijon të mbetet e paqartë, për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare, duke mbajtur tregjet ndërkombëtare nën presion.

Në zhvillimet e fundit të tregut, nafta Brent regjistroi një rritje prej 4.7% gjatë së enjtes, duke iu afruar nivelit të 98 dollarëve për fuçi, ndërsa ëest Texas Intermediate u tregtua pranë 94 dollarëve për fuçi.

Njoftimi: 

Bordi i Transparencës në datë 18 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 160 lekë/litër.

????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 ora 10.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

bordi i transparences ulet cmimi i naftes nafta shkon nen 200 leke

Lini një Përgjigje