Të bindur se ushtritë e tyre mund të bënin gjithçka, Putin dhe Trump i futën vendet e tyre në luftëra që dështuan që në fillim. Tani të dy liderët janë të bllokuar në kaosin që krijuan vetë dhe nuk kanë një rrugë të qartë daljeje.
Dy liderë të plakur po përpiqen të dalin nga luftra katastrofike në të cilat i futën personalisht vendet e tyre. Dhe nuk po ia dalin. Kur presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në fillim të vitit 2022, qëllimi i tij ishte ndryshimi i regjimit në Kiev dhe shpallja e fitores brenda pak ditësh. Kjo nuk ishte “luftë”, por “operacion special ushtarak”. Kurse kur presidenti amerikan Donald Trump nisi një sulm të gjithanshëm ndaj Iranit, qëllimi i tij ishte po ashtu ndryshimi i regjimit në Teheran dhe shpallja e fitores brenda pak ditësh. Edhe kjo nuk ishte “luftë”, por një “ekskursion”.
Të dy vendosën t’i nisin luftërat e tyre pa respektuar procedurat ekzistuese të planifikimit politik, për të mos folur për marrjen parasysh të pasojave dhe efekteve dytësore të mundshme. Putin e kaloi pandeminë e COVID-19 në izolim, duke lexuar libra mbi historinë e Perandorisë së vjetër Ruse. Më pas erdhi momenti kur, përmes Këshillit rus të Sigurisë, imponoi vendimin për “operacionin special ushtarak”, pa lejuar asnjë kundërshtim. Zyrtari që ishte drejtpërdrejt përgjegjës për Ukrainën kundërshtoi, por kjo u injorua dhe ai më pas dha dorëheqjen.
Edhe Trump vendosi të hynte në luftë, pas “fitores së shpejtë” në Venezuelë dhe pretendimeve të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se regjimi iranian do të shembej në mënyrë të pashmangshme nën presion. Drejtori i CIA-s, i emëruar nga Trump, e hodhi poshtë këtë skenar optimist si “farsë”, ndërsa edhe zv.Presidenti servil J.D. Vance shprehu dyshime. Por vendimi u mor dhe iu dorëzua për zbatim “ministrit të luftës”, retorika komikisht luftarake e të cilit shkakton më shumë tallje sesa respekt.
Tani të dy liderët janë të bllokuar në kaosin që krijuan vetë dhe nuk kanë një rrugë të qartë daljeje. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky organizoi me sukses mbrojtjen e vendit të tij, duke ndalur për katër vite me radhë përparimin rus. Ndërkohë, regjimi iranian, pavarësisht humbjes së udhëheqjes së lartë dhe dëmeve serioze ndaj kapaciteteve të tij ushtarake konvencionale, mbijetoi dhe vendosi de facto kontroll strategjik mbi Ngushticën e Hormuzit, duke përdorur të njëjtën teknologji dronësh si ukrainasit.
Meqenëse as Ukraina dhe as Irani nuk janë të gatshëm të dorëzohen, njerëzit e mashtruar që nisën këto konflikte po heqin dorë nga objektivat e shpallura ushtarake. Edhe pse Putin nuk mund ta pranojë hapur se nuk do ta pushtojë kurrë Ukrainën, ai shpreson me dëshpërim për një zgjidhje politike që do t’i jepte pjesët e rajonit të Donetskut që ushtria e tij nuk arriti t’i kontrollojë.
Ndërkohë, Trump, pavarësisht kërcënimeve të pamenduara për të shkatërruar Republikën Islamike, shpreson me dëshpërim për një zgjidhje politike që do të hapte Ngushticën e Hormuzit dhe do të mundësonte një marrëveshje bërthamore të ngjashme me atë nga e cila SHBA-ja, nën drejtimin e tij, u tërhoq në vitin 2018.
Por nuk ka përparim domethënës as drejt këtyre objektivave më modeste. Putin mund të urdhërojë ushtrinë e tij të avancojë, por ajo nuk mundet. Dhjetëra mijëra rekrutë gjithnjë e më keq të trajnuar dërgohen drejt vdekjes pa asnjë rezultat të dukshëm. Ekonomia ushtarake ruse prodhon dronë sulmues të bazuar në modelin iranian, por ukrainasit janë treguar më inovativë. Dronët e tyre jo vetëm që mbajnë vijën e frontit, por godasin edhe infrastrukturën energjetike dhe objektivat ushtarake thellë brenda territorit rus.
Ukraina merr ndihmë të huaj, kryesisht nga europianët, pasi Amerika është përfshirë në luftën me Iranin dhe tashmë ka shpenzuar gjysmën e rezervave të saj të raketave të avancuara. Fatmirësisht, industria ukrainase e mbrojtjes aktualisht mbulon gjysmën e nevojave ushtarake të vendit, ndërsa Rusia po bëhet gjithnjë e më e varur nga mbështetja ekonomike e Kinës dhe nga municionet e artilerisë dhe forca njerëzore nga Koreja e Veriut. Ushtria e lavdishme ruse për të cilën Putin lexonte në librat historikë tashmë i përket së kaluarës.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, natyrisht, kanë epërsi të jashtëzakonshme ushtarake ndaj Iranit. Ata mund të bombardojnë të gjithë vendin pa kufizime, duke shkaktuar dëme kudo që dëshirojnë. Por pa dislokimin e trupave tokësore, këtë epërsi ushtarake nuk do të mund ta shndërrojnë në sukses politik. Asnjë vend nuk mund të pushtohet vetëm nga ajri.
E imagjinoj Putinin duke kërcitur dhëmbët në Kremlin (ose në bunkerin e tij sekret), duke bërtitur ndaj njerëzve që nuk janë në gjendje t’i sigurojnë fitoren për të cilën ka aq shumë nevojë. Ndërsa Trump, pa e kuptuar, e shpreh dëshpërimin e tij të përditshëm në rrjetin social “Truth Social”. Shprehja e vjetër është e saktë: është shumë më e lehtë (dhe më emocionuese) të nisësh një luftë sesa ta përfundosh atë.
Në një moment, luftërat e dështuara të këtyre liderëve do të çojnë në ndryshim regjimi. Edhe pse rritja e çmimeve të naftës mund t’i japë Putinit një frymëmarrje financiare, në planin afatgjatë kjo nuk do të mjaftojë për ekonominë ruse. Sot, kur popullsia ruse është mësuar me komoditetet e epokës digjitale, potenciali për propagandë tradicionale dhe represion është bërë më i kufizuar. Nëse gjykohet nga historia ruse, luftërat e dështuara sjellin ndryshime politike. Kjo ndodhi pas humbjes së Rusisë në luftën me Japoninë në vitin 1905 dhe pas humbjes sovjetike në Afganistan. Trashëgimia e Putinit do të përcaktohet nga dështimi i tij në Ukrainë.
Sa i përket Trumpit, ai premtoi se nuk do të zhvillonte luftëra për ndryshim regjimesh. Por më pas bindi veten se për ushtrinë amerikane asgjë nuk është e pamundur, ndërsa tani çmimin po e paguajnë të gjithë konsumatorët amerikanë. Shumë nga mbështetësit e tij e shohin si një njeri që ka humbur drejtimin, ndërsa pjesa tjetër e botës si një superfuqi që ka diskredituar vetveten.
Ne e dimë se Putin dhe Trump zhvillojnë periodikisht biseda të gjata. Putin dëshiron që Trump ta ndihmojë të fitojë në Ukrainë; por Trump nuk mundet, sepse nuk ka më karta për të arritur një rezultat të tillë. Në të njëjtën kohë, Trump ndoshta i ka kërkuar Putinit ta ndihmojë të nënshtrojë Iranin; por Putini nuk do të mund ta bënte këtë edhe sikur të donte, sepse as ai nuk ka më karta në dorë.
Putin dhe Trump arritën të paktën një gjë. Komiteti norvegjez që jep Çmimin Nobel për Paqen tani mund të punojë i qetë, pa faktorë shqetësues. Putin nuk është marrë kurrë në konsideratë si kandidat, ndërsa Trump, edhe nëse ka qenë, nuk do të jetë më. /Përshtati Pamfleti/
*Autori ka qenë kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Suedisë, i dërguar special i BE-së për ish-Jugosllavinë dhe bashkëkryesues i Konferencës së Paqes në Dejton...
Trump-Putin NJE MUT i ndare ne dyshe. I pari asht edhe PEDOFIL(qe ka shk…yer femije),per te dytin nuk ka ndonje fakt. Dy BOLE qe po SHKATERROJNE LINDJEN E MESME DHE EUROPEN. Fatkeqsisht Europa dhe Linda e Mesme jane komshinje. Trapi ka :”We have a nice ocean between..” Edhe don ndihme nga Europa!!?? Shko ne p…in e Melanise.QENEF Shko shker ….hu me Bibin sionistin!!!!