Mafia e vërtetë nuk është në strofullat e krimit, por në institucionet e politikës...
E gjitha kjo llahtarë që po shfaqet nga një operacion i gjerë i SPAK kundër baronëve të mafias shqiptare, një gjë del qartë si ‘drita e diellit’.
Duke e krahasuar me gjithë përvojën 30 vjeçare del qartë se në Shqipëri asnjëherë nuk ishte krimi që kapi shtetin, por e kundërta.
Mjafton të shohësh dosjerët që po shfaqen kohët e fundit mbi gangsterët e vitit 1990 dhe të bësh lidhjen e thjeshtë.
Gangsteri i famshëm i Tiranës së vitit 1990, Gaz Muça nuk u lidh me politikën, përkundrazi, ai kishte ëndrat e tij, natyrisht të përfshira në një logjikë ‘të fortish’.
Ishte Azem Hajdari dhe njerëzit e Sigurimit të Shtetit që u lidhën me të për ta futur që të zbatojë planet e tyre të errëta.
Naim Zyberin, Franc Konomin, apo emra të tjera të “ajkës” së krimit, ishte politika që i kontaktoi, i pagoi, ju dha mundësi, për t’i përdorur për punët e tyre të zeza.
Siç ka deklaruar disa herë Izet Haxhia, truproja kryesore i Sali Berishës, baronët e parë të drogës në Tiranë, duke nisur nga Miri i Xhikes, janë paguar për të rrahur Edi Ramën dhe kundërshtarë politikë të doktorit.
Kush e kujton KPD-në e famshme të vitit 2001, vë re se kryefjala e asaj mbledhje ishte “Miri i Xhikes”. Fatos Nano e sulmonte, duke e quajtur si një njeri të mafies, e njerëzit e Ilir Metës e mbronin.
Kush e solli Tom Doshin në politikë?
Po Qifen apo Lalën e Bablokut në Dibër? I solli politika. Ilir Meta, Luan Rama, Fatos Nano e më pas Edi Rama, i cili e ktheu në politikë përdorimin e krimit si një detachment, duke përdorur policinë e Shtetit.
Bota e krimit, realisht, nuk se ka fituar gjë, edhe pse ka arritur të marrë miliona. Pasi përveçse i kanë marrë me mund, kanë paguar rryshfete pa fund, vjen një ditë e të gjitha ja marrin.
Siç ka ndodhur këto ditë. Po të kontrollohen partnerët e Mirit të Pojes ka shumë mundësi që të kenë më shumë se 3 milionë euro, po kjo nuk ndodh.
Çfarë duhet të thuhet në këtë situatë. Krimi në Shqipëri, apo edhe në vende të tjera, ka shërbyer si një kamikaz i pezzo novantave të vërteta të krimit të madh.
Shikoni emra që dalin në operacionet e SPAK si Durim Bami. Ka qenë pjesë e intrigës mes Ilir Metës e Tom Doshit për të vrarë njëri tjetrin. Tjetri; që ka qenë deputet Arben Noka, është një nga emrat më të rëndësishëm të kupolës. Po Endrit Dokle, nipi i nënkryetarit të Kuvendit dhe zv.kryeministrit të vendit? Po Niçja i Shijakut?! Etj., etj...
Mafia e vërtetë nuk është në strofullat e krimit, por në institucionet e politikës. Siç thotë Michal Corleone, në Kumbari 3: Italian politic, there is mafia!/Pamfleti
Lini një Përgjigje