
Çdo kosto mbi shqiptarët bie, nëse klasa e vjetër politike nuk zhbëhet, hajdutët asgjë nuk humbin.
Për operacionet e Edi Ramës dhe Aleks Soros, kemi paguar fatura fort të majme.
Janë aq shumë, sa mediat, dosjet e FBI-së, DEA-s, CIA-s dhe strukturave hetimore të shteteve perëndomore u mbushën dëng, e kupa ka filluar të derdhet.
Ndryshe nga deri sot, vaji s’po derdhet në lakra, por në miell.
Nga laboratorët e drogës ka nisur edhe oponenca, pasi opozita ka ca fasho të bardha mbi frakturat e fituara nëpër betejat e fshehta për ndarje më të rregullt të plaçkës dhe pajës.
Oportunët e aparatit që matin mëkatet e fshatit plot krime, vazhdojnë të bëjnë lëshime të lemeritshme dhe nuk ju interesojnë faturat e shitblerjes së influencave infektive.
Virusin e hajdutërisë ja kanë ngjitur njëri-tjetrit dhe sëmundja gjithmonë merr më të dobëtit.
Pra, nuk është habi që ligji, kriminelët më të vegjël i vesh me rroba burgu e më të mëdhenjtë i kapistall me të bardha.
Aty, te mielli i bardhë, janë bërë me njolla prokurorët e mafiozët, gjykatësit e vrasësit, hetuesit e banditët, gazetarët e grabitqarët, politikanët e putanat.
Po kush paguan për këtë dergjë që na ka ngelë në derë e nuk largohet?
Normalisht ne.
Kosto jo e vogël është sulmi i opozitës dhe tërheqja e Qeverisë.
Babloku po vë thembrat andej nga kishte majat dhe Saliu majat kudo shkeli me thembra.
Çdo gropë e çdo thundre është dollarë, dollarë, dollarë, sa poshtëshënimi, “Qeveri Teknike, kjo qoftë fatura e fundit që duhet të paguajmë për Amerikën”, është më e leverdisshme se shitblerja pafund e hijeve nën pemët që çdo kokërr e marrin për vete.
Çdo kosto mbi shqiptarët bie, nëse klasa e vjetër politike nuk zhduket, asgjë nuk humbin. /Pamfleti
Lini një Përgjigje