TAGS-AT E JAVËS

Editorial26 Nëntor 2024, 17:56

Killeri i Suel Çelës, kamikazi i paprekshëm i krimit

Shkruar nga Pamfleti
Killeri i Suel Çelës, kamikazi i paprekshëm i krimit
Renato Bodurri

Njeriu kyç që shërbente si kamikaz i bandës ishte Renato Bodurri.

Zbardhja e aplikacionit Sky Ecc zbuloi një linjë krimi dhe terrori që grupi kriminal i Elbasanit kryente në territor, me një organizim perfekt. Ku siç doli njeriu kyç që shërbente si kamikaz i bandës ishte Renato Bodurri.

Një personazh me një kontigjencë kriminale të frikshme, i cili u kthye në një i paprekshëm, edhe pse gjurmët dhe denoncimet ndaj tij nxinin ditë për ditë dosjet e policisë së shtetit.

Ngjarja më e bujshme e kamikazit Renato Bodurri, është dhuna barbare në atentatin ndaj gazetarit Gjergj Zefi, drejtuesit të Pamfletit në mes të Tiranës.

Një ngjarje flagrante por edhe e rëndë, që u krye si një mesazh ndaj një media, e cila ditë për ditë denoncon aktivitetin kriminal dhe korruptiv në Shqipëri.

Zbardhja e aplikacionit SKY, tregoi se Bodurri nuk ishte thjesht një lac i Çelajve, por një kamikaz ku pushtetin e përdori për të goditur e kërcënuar njerëz të njohur të medias e drejtësisë, si Saimir Kodra apo edhe avokati Arben Llangozi.

Vetë përkatësia e Bodurrit në kanalin SKY Ecc që ishte një aplikacion thuajse ekskluziv, tregon rëndësinë e tij.

E këtu duhet zbardhur gjithçka nga SPAK, kush e urdhëroi Bodurrin të dhurojë gazetarin Gjergj Zefi? Që sipas të gjitha gjasave nuk është shefi i tij, Sueli, pasi në fund të fundit, këtij as i leverdiste e as nuk përfitonte gjë nga një sulm ndaj medias.

Por siç rrodhën ngjarjet, Bodurri apo shefi i tij e ka marrë urdhërin nga lart, shumë lart për atentatin ndaj Gjergj Zefit. E këtë e tregojnë veprimet e policisë për të mbuluar provat, por dhe të drejtësisë për ta liruar siç dhe bënë.

Pse duhet liruar Bodurri pa treguar njeriun që e kishte urdhëruar për të sulmuar Gjergj Zefin?

Sepse nëse fliste Bodurri zbardhej e gjithë skema kriminale, që vinte nga lart.

E gjithë kjo skemë është thelbi i hetimeve që duhet të ndjekë SPAK.

Bodurri ka një urdhër për të sulmuar Gjergj Zefin. Një urdhër që duhet të zbardhet për të treguar se kush e ka dhënë.

Ky urdhër duhet zbardhur realisht për të ndarë 'shapin nga sheqeri' në media.

Që siç ka dalë, Renato Bodurri ka avancuar në sulmet e tij edhe me gazetarë të tjerë. Që një mafia të dhunojë gazetarët duhet të ketë sigurinë absolute dhe mbështetje nga pushteti.

Së paku sot, Renato Budurri duhet të ishte në burg dhe të kishte rrëfyer urdhërdhënësit. Nëse se bën, atëherë edhe ai ka probleme, por ngjarjen nuk e fshin dot./Pamfleti

Lini një Përgjigje