
Si mundet që në një Republikë Parlamentare një lider politik të mos jetë kandidat për deputet?
Sot Edi Rama tha që të gjithë deputetët aktualë të grupit parlamentar të PS-së do të jenë në listat e hapura. Ndërkohë që pak kohë më parë thoshte se në listat e hapura do të ishin vetëm ata deputtë që marrin vota në terren e konsiderohen si të fuqishëm elektoralisht.
Megjithatë, thelbi i këtij ndryshimi është shumë i qartë; Rama kërkon që të fusë në lista të hapur të gjithë grupin aktual parlamentar. Ndërkohë që në listat e mbyllura do të përfshijë listën e tij, një PS tjetër, po krejt tjetër nga ajo që është tani.
Risia megjithatë ndodh me deklaratën që Edi Rama shpërndau kur tha se edhe ai mund të mos jetë kandidat për deputet.
Por si mundet në një Republikë Parlamentare që një lider politik të mos jetë kandidat për deputet? Kur realisht Republika është Parlamenti.
Babloku në fakt ka treguar se nuk i pëlqen Parlamenti, pavarësisht se herë pas herë thotë se është i gatshëm të flasë aty. Por moskandidimi si lider i mazhorancës në Kuvend, është një qëndrim politik. Ku në një farë mënyre, madje në të gjitha mënyrat, Rama nuk e konsideron Republikën Parlamentare si të përshtatshme për të dhe partinë e tij që drejton dhe po kërkon një model të ri që në fakt e ka zbatuar, por të pabazuar në ligj. Një kryeministër që nuk është deputet, është një koncept juridik i veçantë, ku ose është president ose mbret. Sinjali që dha Rama në mesazhin e tij në grupin parlamentar ishte alla Erdogan, ku nuk ka çudi që të kërkohet një ndryshim sistemi. Ndaj kërkon 80 vota. Të ndryshojë Kushtetutën. Në një farë mënyre, Paulini të bëhet një Luigj XIV që të thotë se “shteti jam unë”. Në fakt mesazhi i Ramës nuk është për socialistët e thjeshtë, por për të fortët, të cilëve ju thotë, se edhe nëse nuk bëhem kryeministër, do të bëhem president, por këtu do me keni, si gozhdë. Madje do të bëhem më keq se kryeministër; president, madje edhe më shumë.
Rama ka pasur një qëndrim të ndryshëm për listat e deputetëve që i ndryshon çdo dy javë, pikërisht për të treguar se asnjë nuk është i sigurtë. Dhe nga PS asnjë nuk flet, madje janë në ankth të tmerrshëm deri të mërkurën. Kjo tregon qartazi djallëzinë e paktit të Ramës me njerëzit e tij, të cilëve nuk u ka dhënë asnjë garanci për të ardhmen politike. Pasi ai të gjithë i konsideron klientë të tij./Pamfleti
Lini një Përgjigje