TAGS-AT E JAVËS

Editorial17 Shtator 2024, 14:58

Me Oltën, Republika ka rënë

Shkruar nga Pamfleti

 

Me Oltën, Republika ka rënë
Olta Xhaçka /

Mandati i deputetes nuk diskutohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Dërgimi në Komisionin e Venecias është një ide absurde dhe tregon nivelin e padijes në fushën ligjore të Parlamentit shqiptar.

Së pari, Komisioni Venecias nuk është organ këshillues pas Vendimit të Gjykatës. Parimi i pavarësisë së gjykatave është thelbësor në sistemin juridik, kudo në botë. Shprehja, "GJYKATA FOLI!"  nuk lejon qëndrime ekuivoke, vendimet nuk diskutohen, ata vetëm zbatohen.

Kur Gjykata ka votuar me numrin e duhur për të dhënë vendim, çdo gjë pas kësaj është e detyrueshme për zbatim. Deputetët nuk mund të përdorin tjetër standard për të zbatuar çdo lloj vendimi të gjykatës, thjesht fare ai është betuar përpara kushtetutës që të garantojë dhe zbatojë parimin e shtetit të së drejtës. Në këtë rast deputetët nuk mund të veprojnë në kundërshtim me vendimet e gjykatave, sepse ndryshe prishen balancat e pushtetit. Ky precedent idiot që pretendojnë deputetët socialistë vë në dyshim Gjykatën Kushtetuese, e cila është e para që duhet të zbatojë ligjin dhe deputetët duhet t'i nënshtrohen vendimeve të Saj duke zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin e jo të mbrojnë një deputete të lidhur me interesa të jashtëligjshme. E lëshon apo jo Edi Rama, kjo është temë më vete./Pamfleti

 

olta xhaçka gjykata kushtetuese republika ka rënë

Lini një Përgjigje