Vendimi që pezullon zgjedhjet vendore i shuan kryeministrit kontrollin mbi skenarin elektoral, duke e kthyer përplasjen Rama-Veliaj në një duel institucional që hap shanse të reja për opozitën dhe për ndryshimin politik në vend...
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pezullon zgjedhjet vendore në Tiranë, praktikisht e ka rrëzuar planin e Edi Ramës, duke shuar edhe iluzionin elektoral të Ogerta Manastirliut, që tashmë mbetet një figurë pa ngjyrë.
Ky është një vendim që e kthen lojën politike nga fillimi, duke ia hequr kryeministrit të drejtën për ‘të bërë shiun dhe diellin në zgjedhje’. Një sinjal se tashmë nuk mund të shkojnë në zgjedhje pesë bashki, vetëm për të sajuar një farsë elektorale që do të shërbente për të krijuar idenë e një beteje të përgjithshme.
Në realitet, në të gjitha bashkitë ku kryetarët janë larguar apo janë bërë deputetë me urdhër të Ramës, nuk ka pasur garë, por skenarë të stisur për të prodhuar një iluzion pluralizmi. Beteja e vetme reale është në Tiranë, dhe ajo nuk zhvillohet mes Ogerta Manastirliut dhe Florian Binajt, por mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Një përballje e thellë politike, që po konsumohet në institucione, e jo në fushata.
Rama, në mandatin e katërt dhe me pushtet absolut, ka marrë një goditje që e ka ulur “shtatë pashë nën dhe”, nga një kundërshtar që është në burg dhe në izolim si Erion Veliaj.
Në thelb, kjo nuk është më një përplasje personale, por një betejë që po udhëhiqet nga një ekip ligjor dhe politik ndërkombëtar, që po e çon Veliajn drejt një lufte të mirëfilltë juridike, në Gjykatën Kushtetuese dhe në Strasburg.
Anulimi i zgjedhjeve në Tiranë e ka shkatërruar skemën e Ramës, duke e zhveshur nga çdo kontroll mbi procesin. Kryeministri nuk priti vendimet ligjore, por vendosi të veprojë me kokën e vet, duke shkarkuar e zëvendësuar kryetarë bashkish në mënyrë të sforcuar, një veprim që e ekspozon si autor të një procesi politik të motivuar dhe antikushtetues.
Në fakt, Rama e ka humbur qartësisht këtë betejë. Por kjo duhet të shërbejë si një moment reflektimi për opozitën, e cila mund ta kthejë krizën Rama-Veliaj në një mundësi reale për të prodhuar një alternativë të besueshme politike.
Vendimi i Kushtetueses është sinjal se ndryshimi është i mundur, por jo përmes fytyrave të vjetra e manekineve të politikës.
Opozita sot ka një shans që nuk ia ka dhënë askush nga brenda, por që vjen si mesazh nga partnerët ndërkombëtarë: nëse nuk e kap këtë moment, do të përfundojë si ata që refuzojnë çdo mundësi për paqe e ndryshim, derisa të mbeten pa asnjë shans tjetër./Pamfleti
Bravo . Po su trubullua nuk kullon
Unë mendoj dhe pothuaj jam i sigurt që vendimin e kushtetueses e ka dirigjuar vetë Rama Ai e kuptoi se me kandidaturën e opozitës e përzgjedhura e tij do njihte humbje të padiskutueshme. Humbje e Tiranës absolutisht është defakto humbje e PS dhe veçanërisht e vetë Romës. Ndaj zgjedhjet duhen anuluar deri në gjetjen e një skenari fitues.
Rama e ka "paketuar" politikisht Veliajn. Çështja e kushtetueses është faji i Begajt që dekretoi zgjedhjwt në Tiranë pa pasur vendimin e GJK. Por kjo nuk ndryshon faktin se GJK do shprehet se Erion Veliaj është shkarkuar sipas ligjit. Dhe kështu zgjedhjet do bëhen por sigurisht pas 9 nëntorit në një moment tjetër. Për sa i përket opozitës, më saktë PD, për sa kohë do jetë peng e S.Berishës, do marrë gjithmonë e më pak vota, janë yë mabruar politikisht, manekinët politikë nuk hyjmë në punë për fitore. Por kjo ka pak rëndlsi për Saliun, se atij i duhet partia për intwresa personale, familjare. E kanë të keqen në krye të partisë, peshku qelbet nga koka.
Aman per shans qe ka opozita me ato emra qe ka… Edi mund edhe te dhjese e prape nuk e fjen gje se nuk e do populli ate opozite lebroze, injorante, te paafte, dembele, hajdute, pa vizion…
Keto zgjedhje qe priten ne TR, do jene zgjedhjet me surprize ne 35 vjet. Do jete fillimi i fundit te Edi Rames. Njerezit jane te pakenaqur, sidomos ne Tirane. Katastrofe urbane e bere sidomos me doren e Rames. Tirana eshte e asfiksuar nga pluhuri, plerat trafiku betoni zhurma akustike. Kjo vote do jete masivisht kunder kesaj qeverie qe po e zhyt kete vend gjithnje e me thelle, po e varferon kete popull me shpejtesi gjithnje e me shume. Aktualisht Tirana eshte vend me i shtrenjte se Athina, se Sofja, se Varshava , se bukureshti qe jane dhe anetarebte BE. Nafta jashte cdo standarti te BE blihet me 1.92 eu/ lit. Me shtrenjt se ne Gjermani dhe Zvicer madje. Vote nuk eshte ceshtje inati, por ceshtje ndergjegjesimi dhe dinjiteti. Nje qeveri duhet te meritoj votebesim jo per oppziten e dobet, por per punet e mira dhe rezultatet e arritura. Nje kryeminister turist i papergjegjshem. Atehere cme duhet opozita mua, mua me duhet ndryshimi. Korrupsion kudo, administrate e kalbur. Drejtore qe bejne rrokade me njeri tjetrin batakcinj hajna kurvare dhe homoseksuale. Mjaft se na i shpifet! Jemi per ti kerkuar llogari qeverise jo ti japim pushtet pakufi. Rshte perqendrua gjithe pasuria e ketij populli ne duart e 100 veteve dhe te tjeret keq e me keq. Une pres qe ky kryemin te mbroj interesat e shumices, jo te nje cete qe realisht ne rradhe te pare per te vete. Te gjithe ndertuesit kryesore , punojne per te pastrojne oaratr e tij, lavazhojne parate e piste. Dhe njerezit thone opozita. Jepja o vella Arlind Qorrit, Adriatik Lapjt, Agron shehajt , vetem jip mesazhin tend.
Pra, GJK nuk eshte ne varesi te Rames. Keshtu qe dhe Gjergji tashme te jete i qete dhe ta beje gjumun top.
Jepini voten Arlind Qorrit. Ka te meta, por nuk eshte i lidhur me asnje nga dy partite e krimi aluzuara.
Nuk voton njeri sot. Qeverine e shpall Amerika dhe Sorrosi, popullin nuk e pyet njeri, tallen. Hajdutet vjedhin me flamurin Amerikan ne dore. Ik o popull futja nji kafe tek lokali i lagjes????????