Babloku po shkul “gozhdët” në kryeministri, që pas vizitës së papritur të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, Jorida Tabaku të mos e ketë të lehtë të vendosë fotografinë me Gabriel Escobar...
Opozita e Saliut ishte mësuar me barin, por mallkimi që lëshoi Babloku me kapele të FBI-si në dorë, “mos u ngopshi kurrë”, aso kohe që mendonte se pushtetin nuk do ta lëshonte kurrën e kurrës, i zuri në turbullirë të zukatjes, diku afër kopshtijes së vëlla Olsit!
Aty plasi sherri.
Flamur Noka kërkonte miell, Edi Paloka para nga Parajsat Fiskale e lojërat e fatit, duke luajtur edhe me fatin e vet, Lulzim Basha e Gazment Bardhi, hapësira edhe përtej kufijve që u kishte vënë ambasadorja Yuri Kim, në respekt të kimizimit të industrisë së politikave politeknike, për detyrat e shtëpisë, para se Altin Dumani të hapë vrima në drejtësi.
Se u cenua e drejta e Bablokut, kafshët ju drejtuan patalokut, vendit ku ndeshen forcat.
Bari tek parcelat e opozitës ka mbaruar tashmë, por në fshat, ku kullosin gomarët e Bablokut, harliset edhe hashashi e rregulli është bërë rrumpallë.
I dehur nga etja për pushtet të shpejtë, i pari që nuk ndaloi tek Dumani, por shkoi tek dermani, ishte Gazment Bardhi.
Të gjithë e morën me të qeshur, deri në momentin që përcolli për fshatarët fotografi me atë që fshati e njeh si shpëtimtarin e kafshëve në mbijetesë.
Gabriel Escobar u prek, sapo mësoi se për opozitën nuk ka barë.
Gjendja e brendshme e bagëtive të Saliut, që duhet thënë, po shtohen në proporcion me pangopësinë e gomarëve të Bablokut, ndryshoi nga një mesazh i jashtëm.
Po a i beson Amerika Gazment Bardhit, pyetën kafshët e uritura?!
Pa hipur Gazment Bardhi në ballkon të Saliut, pa u ngritur dyshimi deri tek avioni privat i Bablokut, pa ja lidhur Lulzim Basha lidhëset e këpucëve Lindita Nikollës, balona tabake e Jorida Tabakut, e afroi aviobombën afër anijes, në atë bazën e fshehtë, ku dikur parkonte edhe McGonigal.
Për ata që nuk i lexojnë mirë fotografitë, nuk e di, më vështirë e kanë të shpresojnë se do të ketë barë për të gjithë, apo se Babloku po shkul “gozhdët” në kryeministri, që pas vizitës së papritur të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, Jorida Tabaku të mos e ketë të lehtë të vendosë fotografinë me Gabriel Escobar.
Nga autoparku i autopsive, Tabaku dhe Escobari, përmes fotografive, si fillim, u dhanë frymë bagëtive.
Këtej, askush beson askënd, askush nuk i bindet askujt, pasi qëllimi është të harrohen krimet qeveritare dhe të vazhdojnë të mbjellin bindjen, se tani që opozitës i mbaroi bari, për mbijetesën po kujdeset Escobari!
Po ngjan të mos jetë fotografia e kohës kjo.
Opozita është keq me stomakun, Qeveria është keq me kokën./Pamfleti
Lini një Përgjigje