Mafiozi i Ballkanit merr frymë nga gabzherri i Non-Gratës së Ballkonit...
Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha, nuk janë thjeshtë të vetmit sheikë politikanë që Mafia ka stukuar mbi universin e tyre çdo vrimë që zë një prokuror tonin apo hetues të FBI-së të futet, por unikë në llojin e tyre.
Sa më shumë zihen me njëri-tjetrin, fryjnë pasuritë; sa më shumë vjedhin, forcojnë pushtetin e nuk e kanë problem as për SPAK-un, as për DEA-n që e sheh me sy drogën, as për FBI që fshatarët kanë dyshime edhe për të.
Pra, ose nuk futen fare, bëhen si ata.
Raste kemi me shumicë.
Të shënojmë ca, pak fare, që të mos i çmendim edhe turmat tona që presin për ditë skandale dhe na pyesin, more po këta të FBI-së çfarë bëjnë këtu në fshatin tonë të vogël, janë vërtetë siç kemi lexuar në libra, apo i kapë për veshi ky mafiia i Ballkanit që merr frymë nga gabzherri i Non-Gratës së Ballkonit.
Ja, tërë detashmenti i shefit të FBI-së Charles McGonigal janë milionerë, vetëm se udhëtuan ca kohë nëpër pasuritë dhe liritë tona.
Po si është Bota reale me milionerët?
Mjafton të klikoni në internet dhe mësoni se Bota sot ka vetëm 58 milion milionerë, kurse vendi i parë, Amerika, ku zemreku i ekonomisë globale mban në formë muskujt e sistemit qarkullues gjatë tkurrjeve, lëvizjeve, rrëshqitjeve apo dridhjeve të dollarit, numëron 21.95 milionë milionerë.
Pra, amerikanëve u bie që 1 në 6 njerëz të ketë pasuri 1 milion a më shumë dollarë?!
Këtu, nuk ka as edhe një zyrtar të lartë që nuk ka vjedhur 1 milionë dollarë.
Ja cilët konkretisht futen lirshëm tek 1 në 6 më gjenitë e biznesmenëve amerikanë.
Ushtria e inceneratorëve është e madhe.
Të gjithë milionerë janë.
Edhe ekipi i Korporatës tonë Kriminale dhe kompanisë amerikane “Excelerate Energy”, sapo lëshuan në Triport të Vlorës dy anije fantazma që nuk prodhojnë energji elektrike por vjedhin 70 000 dollarë çdo ditë, ka bërë milionerë një dyzinë hajdutësh e kriminelësh, aq sa fshatarët tanë kanë të drejtë t’i qajnë hallin FBI-së, t’u ruajë Zoti mendjen e kokës.
Milioner janë të gjithë zyrtarët e lartë, të gjithë policët dhe garipët e fshatit që ruajnë drogën dhe paguajnë skllevër për ta kultivuar.
Ju e keni parë, policit më i keq kur i rrëshqet këmba për në burg, Altin Dumani i sekuestron, si me thënë, 3 milion dollarë.
Edhe këtu ka hile, llafosin njerëzia.
Nuk i preket asnjërit pasuria e madhe dhe ndëshkimet janë qesharake, nga 2 deri në 4 apo 5 vjet heqje lirie.
Me pak fjalë, që të jemi të qetë në zullumet e mafies, pasi e kemi thënë mijëra herë e do ta themi deri në shkatërrimin e strukturës kriminale, gazetarët që nuk janë pjesë e Mafies, janë në listën e zezë pas sporteleve të ambasadës Amerikane, vetëm për të mbajtur sa më gjatë në pushtet mafien.
Po, Klanet Mafioze, këto të katërtat që na i la me emër në qitapin e Ambasadës Amerikane Donald Lu, edhe pse patronazhistët e mafies aty brenda i fshinë me gomë kineze, kanë futur në portofolë privat tenderë, puse nafte, resorte, kompani gjigande nga Kina e deri në Rusi, liritë e të drejtat tona, bregdet e male, lumenj e dete, duke u bërë naftën ideve dhe idealeve.
Ata që e duan këtë vend janë pak, prandaj mafia u ka mbyllur çdo hapësirë.
Edhe njerëz që besojnë se 4 Klanet Mafioze në drejtim të 20 familjeve kriminale do arrestohen e konfiskohen, janë pak.
Por ne jemi në fletët e Pamfletit për t’i bërë radiografi të saktë të çdo krimi, për të sjellë çdo minutë, edhe bruto pse jo, mendimet dhe shqetësimet e atyre që janë vjedhur e vidhen për ditë.
Prandaj edhe publiku shqiptar është i shqetësuar se mos FBI Amerikane po çmendet në Shqipëri.
Mbase fshatarët edhe kanë arsye, pasi është e vërtetë se çdo gjë është hetuar dhe gjithë zyrtarët dhe idiotët që shkojnë pas mafies apo partive, janë milionerë, duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në botë me gjithë zyrtarët e shtetit milionerë.
Madje, për ironi, këtej mediat e mafies publikojnë edhe emra miliarderësh, kur dihet, Bota numëron shumë pak të tillë, vetëm 2668./Pamfleti
Lini një Përgjigje