TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 6 Shtator 2023, 09:59

Bëju trim Altin, arresto Bablokun!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Bëju trim Altin, arresto Bablokun!
Altin Dumani

Të gjithë e dinë se afër Bablokut bëhesh i pasur ndaj janë rreshtuar rreth tij si gështenjat në varg...

Qeveria në burg sot vlerësohet shumë më cilësore se ajo që drejton Babloku. Ajri i ndotur i Tiranës dhe korrupsioni i ngritur në sistem, lindi djegësit e plehrave dhe qeveritarëve, sipas projektit të Lali Erit dhe Edi Ramës, dy figurave emblematike të gomarëve të fshatit, që ende vazhdojnë të trembin drejtësinë dhe diplomacinë, e deri vetë të implikuarit në vepra kriminale.

Të gjithë e dinë, afër Edi Ramës bëhesh i pasur.

Kështu ngjau me Lefter Kokën, Ilir Beqajn, Bledi Çuçin, Mirel Mertirin, McGonigal-in, Klodian Zoton, Stela Gugalljan, Olta Xhaçkën, Lucin e peshkut, Frida Krifcën, Evis Kushin, Fatmir Mediun, Shkëlzenin e Olsin, gjithë kriminelët, investitorët strategjikë dhe non-gratat, që edhe nëse stonojmë të shprehemi, nuk mund të mos themi, se rrinë rreth Bablokut, si gështenjat në varg.

Këta e të tjerë po, njihen si shumë më cilësorë në artikulim skenik, se edhe vetë zëvendës kryeministrja aktuale Belinda Balluku, që ja ka ngrënë dhia librat sa mësoi shkrim e këndim dhe e la çyryke që nuk mbush intelektualisht, sa edhe milionat e dollarëve thonë se nuk i numëron dot vetë. 

Sado keq, numri i hajdutëve dihet.

Është fiks, aq sa shteti ka ushtarë të gatshëm për të qenë edhe Peshq të Edi Ramës, edhe peshqesh për Altin Dumanin, edhe gomarë, edhe dele.

Se Saliut po i shtohet tufa, pasi vathës së Bablokut i janë kalbur hunjtë e gardhi i ka rënë përdhe, që kur valixheve me dollarë u janë vënë etiketa false: “Këtu ka peshk”

Po po, Peshqit e mëdhenj po i ngjiten rrjedhës përpjetë.

Diferencën e përcakton indiferenca.

Babloku i madhërishëm i Surrelit, shpalos me krenari “pajën” që u jep atyre që nisen për në burg, e askush nuk e diskuton racionin.

Secilit i jep me vete edhe fishekun, po bëri gabim e foli, se kot nuk e shkroi Fadil Kraja dramën “Fisheku në pajë”.

Jo veç Fadili, po edhe Altin Dumani ka dell arti.

Skemën e trukosur nga Aleks Soros për të mbrojtur Erion Veliajn, Sali Berishën, Ilir Metën dhe Bablokun, nga transparenca e pasurive dhe poshtërsive, pasi e vlerëson si komplot, e pasuron duke shkruar në skenarin e dramës “Peshqit në grep”, se ende vazhdon të jetë i frikësuar e i rrezikuar.

Po kujt i ankohet e si qetësohet Altini?

Lëvizjet e shpejta të informacionit, demaskojnë demonstrimin e paditshmërisë që nuk e ngrenë dot shpatullat e Bablokut, që në momentin kur humbi lidhjet me ambasadoren Yuri Kim e në rrugën e Elbasanit nuk ka askush interes përveç lavireve të mafies.

Ambasadorja, që dikur i dha dorën Altin Dumanit, besohet se nuk e ka lënë pas dore edhe përkujdesjen.

Nëpër korridoret e besimit, flitet se pasi Dumani i ka komunikuar gjendjen jo të mirë në këtë vjeshtë, ku janë në plan mbi 300 arrestime “Peshqish të mëdhenj”, përmbyllja ka qenë; Bëju trim Altin, arresto edhe Edi Ramën!/Pamfleti

altin dumani edi rama bëju trim altin arresto bablokun

Lini një Përgjigje