Shqipëria ka gabimet dhe detyrimet e saj përpara Bashkimit Europian. Por Europa ka gjithashtu një detyrim historik ndaj një populli që për shekuj u rreshtua në mbrojtje të kufijve dhe vlerave të saj.

Nga muret e kalasë së Rozafës te korridoret e Brukselit; shqiptarët kanë qenë gjithmonë në anën e Europës. Debati për Ukrainën duhet t'i kujtojë BE se Shqipëria nuk është periferi e kontinentit, por pjesë e historisë së tij...
Në debatin e ri që po zhvillohet në Bashkimin Europian për përshpejtimin e anëtarësimit të Ukrainës, Shqipëria nuk duhet të pozicionohet kundër Kievit. Një popull që lufton për lirinë e tij meriton mbështetje dhe solidaritet. Ukraina po paguan sot një çmim të lartë për mbrojtjen e sovranitetit të saj dhe për mbrojtjen e vlerave që vetë Europa pretendon se përfaqëson.
Por ndërsa Europa diskuton me të drejtë të ardhmen e Ukrainës, nuk duhet të harrojë një realitet tjetër: Ballkani Perëndimor, dhe veçanërisht shqiptarët, nuk janë thjesht kandidatë për anëtarësim. Ata janë pjesë e historisë europiane shumë kohë përpara se të ekzistonte vetë Bashkimi Europian.
Shqipëria nuk mund të pretendojë pafajësi. Kemi gabimet tona, dështimet tona dhe plagët tona të brendshme. Korrupsioni, emigracioni masiv, dobësitë institucionale dhe polarizimi politik janë probleme reale. Europa ka të drejtë të kërkojë standarde dhe reforma.
Por po aq e drejtë është edhe pyetja që shqiptarët mund t'i drejtojnë Europës: a mjafton vetëm gjuha e kushteve dhe e raporteve teknike për të gjykuar marrëdhënien mes Europës dhe kombit shqiptar?
Historia thotë jo.
Për shekuj me radhë, shqiptarët kanë qenë në kufirin e parë të përballjes mes Perëndimit dhe Perandorisë Osmane. Qëndresa e Skënderbeut nuk ishte thjesht mbrojtje e trojeve arbërore; ajo u konsiderua nga kronikanët europianë si një digë që vonoi depërtimin osman drejt zemrës së Europës.
Rrethimi i Shkodrës në vitet 1478-1479 mbetet një nga episodet më domethënëse të historisë europiane. Në kronikat e kohës përmendet frika se pas rënies së Shkodrës do të hapej rruga drejt Italisë. Në traditën historike shqiptare dhe italiane është ruajtur edhe kujtesa simbolike e thirrjeve të ushtarëve osmanë që e shihnin Shkodrën si portën drejt Romës. Mesazhi ishte i qartë: pas Shkodrës, radha do t'i vinte Italisë dhe zemrës së krishterimit perëndimor.
Nuk është rastësi që në Vatikan dhe në arkivat italiane gjenden qindra dokumente që flasin për rezistencën shqiptare si një çështje me rëndësi europiane dhe jo vetëm lokale.
Kjo histori nuk duhet përdorur si monedhë politike. Nuk duhet të shndërrohet në nacionalizëm romantik. Por as nuk mund të fshihet.
Sepse Europa moderne është ndërtuar mbi kujtesën historike. Polonia kujton sakrificat e saj. Greqia kujton luftën për pavarësi. Vendet baltike kujtojnë rezistencën ndaj Bashkimit Sovjetik. Edhe shqiptarët kanë të drejtë të kujtojnë rolin e tyre në historinë e kontinentit.
Prandaj reagimi i Italisë ndaj debatit për Ukrainën meriton vëmendje. Roma nuk po kundërshton Ukrainën. Ajo po kujton se Europa nuk mund të ndërtojë politika strategjike duke harruar vendet që prej dekadash presin në pragun e Unionit.
Nëse siguria europiane është sot argument për Ukrainën, atëherë historia, besnikëria euroatlantike dhe rëndësia strategjike duhet të jenë argumente edhe për Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria nuk kërkon privilegje. Nuk kërkon rrugë të shkurtra. Nuk kërkon anëtarësim dhuratë.
Por Europa duhet të kuptojë se integrimi i shqiptarëve nuk është vetëm një proces burokratik. Është përmbyllja e një kapitulli historik që ka nisur shekuj më parë.
Dhe nëse Bashkimi Europian dëshiron të jetë një projekt i kujtesës, i vlerave dhe i drejtësisë historike, atëherë nuk duhet të shohë Shqipërinë vetëm përmes statistikave dhe raporteve të progresit.
Duhet ta shohë edhe përmes historisë së saj. Një histori që, në shumë momente vendimtare, ka qenë edhe histori e vetë Europës./Pamfleti
Pergjigja e Europes per borxhin ngaj Shqiperise eshte si barcaleta e Titos kur per te treguar qe ishin mbytur ne borxhe kapi fytin e kur dha te kuptonte qe do i lanin borxhet kapi koqet.
i referoheni historise nderkohe qe sot arabizimi dhe radikalizimi i i arnauteve po behet bute dhe pa zhurme,,,per cfare duhet europa???? si do shkojme atje, si shqiptare apo si arabe te arnautistanit,,,dhe,,,natyrisht qe duhet te plotesojme edhe ca rregulla per frocot e bq ,,felliqesira
Te kenaqin injorantet e vendit qe s'kane dale ne Europe qe ta shohin se sa arabe e te zinj e me the te thashe ka. Te jesh arab eshte ceshtje rrace, jo ceshtje besimi. Po edhe krishterimi andej nga arabet e semitet e ka zanafillen, se mos nuk je i informuar :) Ne fund arsyeja pse mezi po shkojme ne Europe eshte pikerisht urrejtja mes njeri tjetrit qe kemi nga askusha si puna jote. Vjedhim kete vend ne vend qe te kontribuojme te gjithe. Secili per vete. Turp.
Per cilen Evrope e ke fjale? Per ate Evrope ku janë anetare edhe Greqia, Rumania dhe Bullgaria????
Urime Gjergj Zefit per argumentimin serioz pse Shqiperia meriton te pranohet sa me pare ne Bashkimin Europian. Kete mentalitet duhet ta perqafojme te gjithe qe nga shqiptari me i thjeshte e deri te Kryeministri e Presidenti i RSH. Ne vitet 1825-1827 kur kryengritesit greke po mundeshin prej forcave osmane, perfaqesuesi i Anglise tha: "Edhe pse kryengritesit greke nuk po fitojne ne betejat kryesore, ne si Europe duhet ta shpallim Greqine shtet te pavarur, sepse ia kemi borxh per hir te kultures se saj te lashte. Mirepo ne vitet 1911 e 1912 kur kryengritesit shqiptare po fitonin betejat kryesore kunder ushtrise osmane, asnje nga perfaqesuesit e Fuqive Europiane nuk tha: "Duhet ta njohim shtetin e pavarur shqiptar, sepse ia kemi borxh gjakun qe ka derdhur per te mbrojtur qyteterimin europian nga barbaria osmane". Ky nenvleresim i traditave tona u manifestua edhe gjate takimeve te ambasadoreve te 6 fuqive te medha te Europes kur u ndane kufijte e shtetit te ri shqiptar me 1913, me shume se gjysma e tokve dhe e popullsise shqiptare u la jashte kufijve te Shqiperise per te kenaqur kelyshet e Rusise Cariste. Prandaj duhet te jemi te gjithe te kthjellet se Gjergj Zefi...