TAGS-AT E JAVËS

Editorial 1 Qershor 2023, 10:36

Akademia e Shkencave dhe kryeministër Rrumpalla

Shkruar nga Pamfleti
Akademia e Shkencave dhe kryeministër Rrumpalla
Lindita Nikolla, Skender Gjinushi dhe Edi Rama

Janë plot 8 vjet që në Qendër të Tiranës na ekzistokërka një institucion që sot u shpall i paligjshëm!!    Përgjegjësi do mbajë dikush, z. Kryeministër Rrumpalla, apo ish-ministreshën e Arsimit të vitit kur u bë ligji, tani e ke bërë kryetare Kuvendi dhe është shumë e zënë duke të masazhuar këmbët?

Zor të gjesh, ndër më shumë se 190 shtete të botës, një vend më karagjoz se Shqipëria! Pasi bërtitën disa vjet më parë, pse Instituti i Historisë, i Gjuhë-Letërsisë, i Arkeologjisë dhe ai i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, u ndanë nga Akademia e Shkencave, sot është ngritur në këmbë i madh e i vogël e po bërtet se, pse të njëjtat institute, të mbledhura gjithë këto vite nën kupolën me emër Akademia (Qendra) e Studimeve të Albanologjisë, po i rikthehen prapë Akademisë së Shkencave!

Duket si lojë fjalësh, por thelbi është i thjeshtë. Vendimi i vitit 2008 për ndarjen e këtyre instituteve nga ASH po zhbëhet dhe arsyeja është dramatike, përveçse qesharake: Të ndara kështu siç janë tani, institutet janë të paligjshme!

Për ta sqaruar: në vitin 2008 institutet u ndanë me qëllim që të dërgoheshin pranë universiteteve për punë kërkimore/studimore, por kjo nuk ndodhi. Ndërkohë qeveritë ndryshuan dhe në 2015, në ligjin për Arsimin e Lartë, shkruhej se institutet kërkimore duhet të krijoheshin nga vetë universitetet. Pra, Ministria e Arsimit, kur bëri këtë ligjin e famshëm harroi të përmendte ose të vendoste se çfarë do bënte me këtë Akademinë e dytë që ndërkohë është kthyer në fole qokash ku punon gruaja e Artan Shkrelit & Co dhe vend prodhimi zarfesh nën dorë, për projekte që nisin e bitisin, pa u marrë vesh.

Nërkohë këta shkencëtarët e famshëm "alla Ledi Shamku" një Zot e di se me çfarë e shtyjnë ditën dhe si e justifikojnë rrogën.

Në anën përtej llogores ndodhet një tjetër çakall që zbardh dhëmbët gjithë ditën.

Ish komunisti, Skënder Gjinushi, ka kohë që sulmohet e kritikohet se i ka vënë shkelmin e fundit Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Për t'ia hedhur paq e për të ndryshuar debat, si usta i vjetër që është, ia solli rreth e rrotull e ia kujtoi këtë mesele, Edi Ramës.

Ky i fundit, që zakonisht argëtohet kur ka sherre të tilla, urdhëroi Ministrinë e Arsimit ta shihte si qëndronte puna, e cila nga ana e vet ngriti një komision të quajtur Komisioni i Vlerësimit të Kushteve të Ligjshmërisë për të kontrolluar Akademinë e Shamku&Co. Komisioni hapi defterët dhe pa se, që nga miratimi i Ligjit për Arsimin e Lartë të vitit 2015, Akademia e Studimeve Albanologjike ishte e paligjshme. Punonjësit e saj paguhen, por institucioni nuk ka një rregullim ligjor. 

Pra davanë e fitoi Gjinushi dhe "shkencëtarët" e llojit të Ledi Shamkut do të shkojnë si ‘çeçua’ nën varësinë e tij, i cili ka filluar të fërkojë barkun nga kënaqësia që tani.

Madje dje nga Akademia e Shkencave doli edhe njoftimi zyrtar që përshëndeste vendimin e Qeverisë.

Qesharakë deri në fund!

Ndërkohë, ndërsa ne presim për të kuptuar e  parë nëse Akademia e Studimeve Albanologjike ka bërë ndonjë lek punë gjithë këta vjet si e paligjshme, nëse do të vazhdojë të flejë gjumë ose jo, kemi disa pyetje për Kryeministrin tonë rrumpallë: E dinte qeveria jote që ka një institucion të nivelit akademik, të paligjshëm? Si u paguan këta njerëz? Çdo vit, kur qeveria jote z. Kryeministër Rrumpalla, miratonte buxhetin e shtetit, me çfarë e kishte të shënuar këtë Akademinë e Studimeve Albanologjike që sot specialistët e vet e shpallën të paligjshme? Janë plot 8 vjet që në Qendër të Tiranës na ekzistokërka një institucion që sot u shpall i paligjshëm!!

Përgjegjësi do mbajë dikush, z. Kryeministër Rrumpalla, apo ish-ministreshën e Arsimit të vitit kur u bë ligji, tani e ke bërë kryetare Kuvendi dhe është shumë e zënë duke të masazhuar këmbët?/Pamfleti

akademia e shkencave kryeministër rrumpalla përgjegjësitë

Lini një Përgjigje