Edi Rama e fiku FRESSH-in për të shuar çdo fraksion dhe çdo debat brenda PS-së...
Deputeti socialist Erion Braçe, i cili përveçse shumë aktiv është edhe një zë krejt ndryshe në PS, me fjalë kritike, me rastin e 15 janarit, ditën e themelimit të Forumit Eurosocialist, bëri një shënim të rëndësishëm që duket se nuk pati vëmendjen që përcillte mes rreshtave.
Erion Braçe, i cili ka qenë një nga themeluesit dhe drejtuesit e FRESSH, është sot i vetmi politikan aktiv i mbijetuar i atij grupimi që pati rëndësinë e tij për rreth 35 vite.
Në të vërtetë, nuk ka dilemë se kush i dha eurosocialistëve goditjen finale. Ishte Edi Rama, i cili kur erdhi në krye të PS-së goditi dhe zhduku çdo mundësi fraksioni apo organizate paralele në parti. Dhe këtë Rama e bëri hapur, pa asnjë hipokrizi. Në PS nuk funksionon asnjë organizatë gruaje, rinie, sindikale apo studentore, pasi të gjitha këto qendra ideohen, organizohen dhe kontrollohen vetëm nga kryetari.
Si në PD-në e Berishës, ashtu edhe në partitë e tjera, ekzistojnë struktura parodike të grave apo të rinjve që janë 'yes men'-a të drejtuesve. Rama, ndërkohë, edhe këto i ka prerë. Natyrisht për të dhënë një sinjal se nuk do të ketë asnjë zyrë që mund t’i bëjë karshillëk.
FRESSH, të jemi të ndershëm, nuk lindi si një organizatë paralele e PS-së. Ajo u krijua me idenë e Fatos Nanos për të ndihmuar imazhin e një partie të majtë që vuante trashëgiminë e PPSH-së. Pandeli Majko, Ilir Meta e të tjerë që u bënë deputetë në lista apo zona të sigurta, u përdorën si brand politik pozitiv i PS-së, pasi si Meta ashtu edhe Majko vinin nga lëvizja studentore. Por fakt është se FRESSH ishte një organizatë paralele ku u tentua nga Meta dhe Majko, që kishin lidhjet e tyre, të merrej PS-ja. Fatos Nano, një lojtar i guximshëm bixhozi, dukej se po e humbiste. Në fund fitoi Nano, sepse luajti me “bet” të madh, ndërsa Majko dhe Meta, edhe pse më të rinj, u treguan të ndrojtur dhe të kujdesshëm.
Edi Rama, i cili duhet thënë se nuk e praktikon pokerin, por luan më egër, e shkriu FRESSH-in. Në fillim duke e kthyer në një organizatë butaforike, ku kryetarët zgjidheshin si në talent show, ndërsa sot ajo nuk ekziston.
Sinjali i Erion Braçes duket si një klithmë në shkretëtirë, por gjithsesi është një lëvizje brenda së majtës, ku flet apo rikujton FRESSH-in, së paku si podium apo forum, ku mund të rihapet diskutimi apo debati që prej 13 vitesh nuk ekziston. Por a mund ta bëjë Erion Braçe?
Padyshim që po, sepse është një politikan me përvojë, me popullaritet në PS dhe ka eksperiencën për të ideuar dhe ndërtuar një lëvizje të re.
Natyrisht që mund të ketë kosto nga Edi Rama, i cili edhe mund ta sulmojë, por nëse e bën këtë, Braçe përveçse fiton një mundësi beteje, hap një log apo agorë të rëndësishme diskutimi për të rinjtë. Dhe në realitet nuk fiton vetëm mazhoranca nëse ndodh kjo, por e gjithë politika shqiptare. Ndërsa Erion Braçe, nëse e ka marrë seriozisht këtë lëvizje, nuk humb asgjë, por vetëm fiton. Kjo lëvizje duhet të jetë një urë e re për një hapje të madhe të një rotacioni sa më demokratik dhe jo kriminal në vend. /Pamfleti
Edhe Enveri i pare, per imazh dhe propagande, kishte organizatat e masave te cilat i quante “ rripa transmisioni te PPSh” apo “leva te partise” per te shfaqur pamjen e “demokracise proletare”. Ndersa Enveri i dyte i rilindjes nuk i mbajti as per imazh sepse imazhi i vetem duhet te jete ai. Ai i zevendesoi ato nga nyje politike brenda partise, ne patronazhiste, si detashmente aktive te bindura per te zbatuar urdherat e tij. Sepse mendimi i vetem duhet te jete ai, sepse Shqiperia dhe shoqeria shqiptare mund te perparojne vetem nen udheheqjen e tij. “ Une jam rruga dhe e verteta” thoshte profeti Jesus. Pra ai eshte profeti i tanishem i shqipetareve ( dhe jo vetem ). Dhe per kete ai nuk eshte thjesht makiavelik. Jo, ai kete e ka bindje! Pastaj se nga i buron kjo bindje …
Rama e shkriu FRESH se nuk donte të kishte forum tjetër përveç patronazhistëve e atyre që i çonin valixhet me Euro në zyrë duke u dhënë koncesione e Ppp gjithë bregdetin e duke lejuar gradaçelat të mbijnë në gjithë Tiranën e duke rrëmbyer pronat për të ngritur hidrocentrale e parqe voltaike për miqtë e tij oligarkë
FRESSH , kelysha patronazhiste, parazitet e ardhshem!
Erion Braçe nuk ka kellqe ti permende as emrin te korruptuarve ne ate parti. Eshte akoma atje se ka 12 vite qe ben gjoja opozitarin, nderkohe qe kurre nuk ka kundershtuar por vec ka ngritur kartonin per te gjitha aferat si dele e nenshtruar. Po e pritet ndryshimin nga Braçe, lini mjekren dhe mateni vit pas viti ????????????