TAGS-AT E JAVËS

Editorial 3 Gusht 2024, 12:05

A është e lirë e vërteta sot në Shqipëri?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Shikojini në politikat diktatoriale se sa të trembur janë diktatorët nga e vërteta.E dini pse? Sepse pushtetin e dhunshëm e kanë pasion, por ky i fut në krime, dhe krimi iu rëndon.

A është e lirë e vërteta sot në Shqipëri?
Spartak Ngjela

A është e lirë e vërteta sot në Shqipëri?

E vërteta këtu, sot, është e paguar me shtrembërime mediatike.
Nuk është vetëm individuale: sepse shoqëritë e pa qytetëruara në sensin modern, në të përgjithshmen e vet, qëndrojnë tek gënjeshtra

Asgjë nuk është e vlefshme për ty, nëse ti nuk e ke në mendimin tënd.
Por, ky mendim, që të jetë me vlerë , duhet t'i qëndrojë të vërtetës.
Jo çdo gjë që qëndron lëvizshëm në mendimin tënd, është me dyshim ndaj së vërtetës, sepse mund të jetë edhe në kërkimin e saj.

Vetëm e vërteta mund të quhet mendim i drejtë në lidhje me një gjykim. Por, një gjë është absolute: interesi e errëson mendimin tënd drejt së vërtetës. Dhe këtu qëndron, prej mijëra vitesh, regresi i qytetërimit, që në fillesat e tij. Këtu e zë fillin edhe terrorizmi, edhe pushteti politik, edhe lufta, por edhe mendimi filozofik në trajtimin e së vërtetës.
Por, kur liria nuk është e vërtetë, e vërteta nuk ekziston, se ajo nuk është e lirë.

E vërteta është themeli i jetës reale. Kush i trembet të vërtetës, ka nivel të ulët të dijes dhe është skllav i vetvetes, por i një vetveteje me vlerë të ulët të intelektit dhe vetëdijes së tij.
Vetvetja e iluminuar me kulmin e dijes, është intelekt i lartë, profesion dhe shpirt paqësor që është edukuar nga mendimi i mbështetur tek e vërteta.

Por... Filozofia moderne na ka thënë se:

Kur e vërteta nuk është e lirë, liria nuk është e vërtetë.
Kur të ndriçon e vërteta, jeta jote ka vlerë primare në këtë qytetërim. Por, kur e vërteta të tremb, i ke humbur të gjitha: prandaj, gjallë të mban vetëm gënjeshtra, intriga dhe ligësia, që, më në fund, të kanë pushtuar tërësisht.

Shikojini në politikat diktatoriale se sa të trembur janë diktatorët nga e vërteta.

E dini pse? Sepse pushtetin e dhunshëm e kanë pasion, por ky i fut në krime, dhe krimi iu rëndon. E mbani mend Magbethin e Shekspirit? Vrau mbretin për tu bërë mbret, dhe me vrasje kërkonte të siguronte veten si mbret.
Dhe këtu vjen e na del kjo pyetje:
Pse, pa një qëllim të iluminuar kombëtar e përktheu Fan Noli aq bukur Magbethin e Shekspirit?

spartak ngjela a është e lirë e vërteta sot në shqipëri?

Lini një Përgjigje