TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 4 Prill 2026, 17:20

Skandali / Makina e familjes së Spiropalit ndoqi Dumanin pas pyetjes së burrit të ish-ministres në SPAK, Garda në alarm

Shkruar nga Pamfleti
Skandali / Makina e familjes së Spiropalit ndoqi Dumanin pas pyetjes
Fotomontazh- Spiropali & Dumani

Institucionet e sigurisë në alarm, si ju rrit numri i truprojave Dumanit pas incidentit me makinën e kompanisë “Solomon Group”. Dyshohet i përfshirë edhe Salillari...

Një incident i pazakontë ka ndodhur disa ditë më parë me eskortën e sigurisë së ish kreut të SPAK-ut, Altin Dumani. Një makinë e dyshimtë me fenelina ka ndjekur makinën me të cilën udhëtonte ish kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, nga Shkozeti deri te “Casa Italia” në Tiranë. Bëhet fjalë për një makinë tip “Volkswagen”, me targa AB 059 YL, e cila nga Shkozeti deri në Tiranë nuk i është ndarë nga pas makinës, në të cilën udhëtonte Altin Dumani.

Makina private ka ngjallur dyshime dhe më pas shqetësim te grupi që shoqëronte Altin Dumanin, i cili ka informuar Policinë e Shtetit. Strukturat e Policisë së Shtetit kanë marrë masa duke angazhuar përforcime, ndërsa është bërë menjëherë verifikimi i targave të mjetit Volkswagen me fenelina. Rezultati ishte befasues. Mjeti i cili ndiqte makinën e Altin Dumanit i përkiste kompanisë “Solomon Group”, një kompani e themeluar nga vëllai i deputetes Elisa Spiropali, Enkli Spiropali.

Sot kompania, përfituese e parave publike, është në pronësi të kunatës së Elisa Spiropalit, Blerina Totaj. Pronarët realë të kompanisë "Solomon" besohet se janë Elisa Spiropali me bashkëshortin e saj Salarjon Totaj, çift i cili fshihet pas një rrjeti kompanish përfituese e miliona eurove para publike. Policia vijon hetimet mbi arsyet dhe rrethanat e plota të incidentit, i cili ka shqetësuar ish kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, për të cilin për shkak të kërcënimeve, KLP-ja ka kërkuar shtimin e masave të sigurisë.

Po pse makina në pronësi të biznesit të Elisa Spiropalit dhe Salarjon Totajt ka ndjekur makinën me të cilën udhëtonte Altin Dumani?

Disa muaj më parë, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj u fotografua duke hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Totaj është marrë në pyetje për disa orë në SPAK. Arsyet e paraqitjes së tij në SPAK mbeten ende të paqarta. Nuk pati as njoftim nga SPAK për çështjen për të cilën ishte thirrur bashkëshorti i zonjës Spiropali. Nuk dihet nëse Totaj është thirrur si person në dijeni apo për të SPAK-u ka hapur ndonjë dosje penale.

Skandali / Makina e familjes së Spiropalit ndoqi Dumanin pas pyetjes
Burri i Spiropalit në SPAK

Ka dyshime të forta se çifti Spiropali-Totaj kanë përfituar disa tenderë të mëdhenj publikë duke përdorur si mbulesë kompaninë e Salillarit. Ndërkaq, disa ditë para se makina e kompanisë "Solomon" ka ndjekur Altin Dumanin, një skuadër e BKH-së ka ushtruar kontrolle dhe ka bastisur zyrat e Pëllumb Salillarit, pjesë e dosjes së SPAK për korrupsionin me projektet e infrastrukturës rrugore.

Sipas burimeve, gjatë bastisjes që ka zgjatur disa orë, agjentët e BKH-së i kanë sekuestruar Salillarit të paktën 15 telefona dhe laptopë, në të cilët besohet se ka materiale me vlerë për hetimet. Hetimet e SPAK duket se kanë zbuluar disa linja korrupsioni me paratë publike si dhe kanë tronditur interesa të fuqishme financiare.

Afera korruptive e Spiropalit

Në gusht të vitit 2013, disa muaj pasi Partia Socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare, vëllai i Elisa Spiropalit, Enkli Spiropali themeloi në Fier kompaninë "Solomon Construction", me objekt import-eksport e tregtimin me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshëm industrialë. Në prill 2015, Enkli Spiropali ia shet kompaninë Marjus Memushajt, i cili është kushëriri i Salarjon Totajt.

Gjatë kohës kur kompania ishte në pronësi të vëllait të Spiropalit dhe pas kalimit formal në emrin e Marjus Memushajt, rezulton se ka përfituar para publike nga Ujësjellësi i Fierit kur drejtohej nga Salarjon Totaj. Më 27 mars 2014, bashkëshorti në atë kohë jo zyrtar i Spiropalit, Salarjon Totaj i jep një tender me vlerë 66 mijë euro vëllait të Spiropalit, Enkli Spiropali.

Në një reagim në Facebook, në shkurt të vitit 2019, zonja Spiropali tha se vëllai i saj nuk kishte përfituar fonde publike, duke mohuar evidencat dhe faktet që tregonin përfitimin në konflikt interesi, madje në formë korruptive. Nga vitit 2014 deri më 2016, bashkëshorti i Spiropalit i ka dhënë 350 mijë euro tenderë kompanisë së vëllait të Spiropalit.

Në maj të vitit 2024, vëllai i Spiropalit, Enkli Spiropali vendos t’i futet një tjetër biznesi. Ai themelon kompaninë e taksive Blest Taxi bashkë me Klodjan Kalldanin me kapital 100 mijë lekë. Administrator të kompanisë fillimisht caktojnë Besmir Metanin, i dyshuar si i përfshirë në biznesin kriminal të mashtrimit përmes call centrave. Spiropali dhe Kalldani e nisën biznesin me një flotë prej 5 taksish.

Ndërkaq, kompania "Solomon Construction" e themeluar nga vëllai i Spiropalit do të përfundonte në duart e kunatës së saj, Blerina Totaj. Në tetor 2021, Marjus Memushaj e shet kompaninë "Solomon" te kompania "Fortes Construction" për 120 mijë euro. Duket si një shitje reale, por faktet tregojnë se bashkëshorti i Spiropalit po kalon kompaninë nga njëra dorë e besuar në tjetrën.

Kompania e projektimit dhe e ndërtimit "Fortes Construction", e cila bleu kompaninë Solomon, është një tjetër linjë biznesi e bashkëshorit të Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj. Kompania e themeluar në vitin 2015, me zyra te Shopping Center në Tiranë, është në emrin e dy kunatave të Elisa Spiropalit, Blerina dhe Luranda Totaj.

Kompania, e cila operon më shumë si nënkontraktore e firmave që përfitojnë para dhe koncensione publike, qarkullon çdo vit qindra mijëra euro. Blerina Totaj rezulton nyja e interesave të kamufluara të çiftit Elisa Spiropali dhe Salarjon Totaj. Përmes saj, çifti kontrollon kompaninë e ndërtimit "Fortes Construction" si dhe kompaninë import-eksport të artikujve të ndryshëm industrialë "Solomon Construction".

Përmes kompanisë “Solomon Construction”, Totajt kanë siguruar edhe një kontratë qiraje 90-vjeçare me Ministrinë e Bujqësisë për kultivim ullinjsh në sipërfaqe 19 hektarë në pronësi të shtetit në Patos. Dokumentat e Ministrisë së Bujqësisë thonë se “Solomon Construction” e ka marrë këtë sipërfaqe toke me qira për 90 vjet, me vlerë 465 mijë lekë të reja në vit ose rreth 40 mijë lekë të reja në muaj. Qëllimi i kontratës së qirasë është “kultivimi, prodhimi dhe tregtimi i ullirit për vaj dhe tavolinë”.

Deri më tani, nuk ka një komunikatë zyrtare nga prokuroria për natyrën e thirrjes apo ndonjë procedim konkret ku mund të jetë përfshirë. /Prapaskena

 

spiropali dumani

8 Komente

  1. L
    Leone

    Për politikanët që kemi SPAK do të shkrihej për 24 orë, por skanë çfarë ti bëjnë amerikanëve....

    1. A
      Aleks

      Keto janë genjeshtra. Per 45 km e ndoqi nhe makine. Pse nuk njoftuan policine në kohe. Ti dilte né rruge makines. Dhe tè verifikonin personat që ishin brena

      1. ?
        ????

        Para laci????????????????

        1. p
          putini

          ka vetem nje gje te vertet ne kete mes, burri ikesaj i merrte parat te thata nga erseka me korrupsionin, kjo ishte arsyeja pse i gjati e fshiu, te tjerat jane pallavra

          1. S
            Suzi Bushati

            Perdite e me shume, te mjeret ne, kush na drejton ...

            1. T
              Tony

              Keta "inteligjentet" e SPAK te "trajnuar" ne USA i therrasin e arrestojne kriminelet qe t'i informojne e jo t'i denojne. Pse e them kete? Sepse jo vetem Amerikanet por gjithe bota e qyteteruar, te vrojtojne mire e nuk te arrestojne pa ditur pse e te bejne tallava me moralin e drejtesise. Cfare e dine popullin keta maloke fshatare te qelbur injorante qe dikur talleshim, se mbanin ne gjoks nje cope kaucuku me S (sulmues) te marra ne aksionet e rinise ne hekurudha e ngjisnin hunden ne vitrinat e dyqaneve kur vizitonin Tiranen me grupe lidhur per dore mos humbinin? Ne te gjithe historine e botes ky lloj malli ka bere baterdine e ka hapur luftra gjakatare. Popull, pastroni shtetin, akademite, drejtesine, arkivat nga keta muter se do perfundojme ne kanalet e shkarkimit ne det.

              1. D
                Dino

                Mjere shqiperia qe ka rene ne duart e kurvave e krimineleve qe nga i pari i qeverrise e deri te fshesaxhiu i rruges..

                Lini një Përgjigje