TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 2 Prill 2026, 13:21

Skandali/ Anëtarët e KPA zbarkojnë në dyert e KLGJ; si po intimidohet Këshilli për uzurpimin e vendeve në gjyqësor

Shkruar nga Pamfleti
Skandali/ Anëtarët e KPA zbarkojnë në dyert e KLGJ; si po
Ina Rama, Sokol Çomo dhe Poli i Drejtësisë

Anëtarët e KPA kanë statusin e gjyqtarit Kushtetues, çka do të thotë se ata nuk mund të trajtohen sipas ligjit për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë, të vitit 2016

Sot në orët e para të paradites Sokol Çomo dhe Ina Rama kanë zbarkuar në dyert e KLGJ, me qëllimin e vetëm dhe të qartë për të intimiduar anëtarët e këtij organi që të shkelin Kushtetutën vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e tyre, të pozicionohen në gjyqësor haptazi në kundërshtim me Kushtetutën.

Pasi kanë depozituar shkresën në vitin 2022 me të cilën kërkonin t’ju mbaheshin vendet bosh, sot ata kanë hedhur hapin e dytë flagrant në kundërshtim me ligjin duke takuar ata që neser do të marrin në shqyrtim jo vetëm kërkesën e tyre por do të analizojnë se sa e drejtë është ligjërisht kjo kërkesë.

Çfarë do t’i ndodhte një magjistrati, i cili para se t’i nënshtrohej procesit të vetingut të shkonte në dyert e KPK apo KPA e të kërkonte vota për të kaluar procesin? A do vraponte Sokol Como me Ina Ramën e ti bënte kallëzim për ndikim të paligjshëm apo do i priste në zyrat e tyre për muhabet dhe kafe??

Pse e kanë me kaq ngut këta anëtarë të kryejnë kaq haptazi veprimi të paligjshme në dritën e diellit kur kanë 9 vite që ju kanë trumbetuar magjistratëve dhe popullit shqiptar që ata zbatojnë vetëm ligjin dhe janë njerëzit më të pastër miralisht dhe profesionalisht?

Pse vrapuan sot Sokol Çomo dhe Ina Rama duke trokitur në çdo derë të anëtarëve të KLGJ për të kërkuar favore apo u shqetësuan shumë, që juristët treguan nëpër media se sa e padrejtë dhe antikushtetuese është kërkesa e tyre për tu bërë gjyqtar, se sa e paramenduar ka qenë zbrasja e sistemit duke u përpjekur të kapin vende në apel për të sistemuar veten e tyre!

Nuk duhet shumë inteligjencë e lartë për të kuptuar përpjekjet e Sokol Çomos dhe Ina Ramës duke u zvarritur dyerve të KLGJ për të ndikuar në marrjen e votës që do ti bënte gjyqëtar kur Kushtetuta e ka përcaktuar qartë që anëtarët e KPA kanë statusin e gjyqtarit Kushtetues dhe nuk mund të trajtohen sipas ligjit nr.96/2016 sepse nuk janë magjistratë dhe KLGJ nuk ka juridiksion për gjyqtarët kushtetues.

Por lëvizja e sotme e anëtarëve të KPA tregon qartë se ata kanë shkuar për t’iu mësuar anëtarëve të KLGj sesi ta interpretojnë Kushtetutën dhe ligjin sipas mënyrës së tyre speciale, që vetëm ata dinë ta bëjnë, kush ka kontakte me krimin është i pastër dhe gëzon besimin e publikut, kush ka depozita plot apo tre a katër apartamente duhet të vazhdojë detyrën se tregon profesionalizëm të lartë dhe standartet e tjera të dyfishta e të shumëfishta që kur bënë një bilanc të punës së tyre 9 vjeçare e kupton se sa shumë dëm i kanë bërë jo vetem sistemit, por publikuat në tërësi!

Sot këta anëtarë që enden dyerve të KPA kanë cënuar sigurinë juridike me punën e tyre sepse boshatisën sistemin në mënyrë të padrejtë duke e kthyer reformën nga një proces kushtetues në një gjueti shtrigash, ku fatet e njerëzve dhe karriera e tyre shkatërrohej duke e zbatuar Kushtetutën sipas oreksit të tyre!

Të nderuar anëtarë të KPA!

Meqënëse ju jeni kaq të pastër dhe kaq me integritet të lartë, nuk keni bërë asnjë mëkat në punën tuaj, pse nuk i lini të qetë anëtarët e KLGJ ta vlerësojnë kërkesën tuaj pa pëshpëritjet tuaja në vesh dhe pa përfshirë ambasadat, BE, OMN dhe gjithë kombësitë e huaja që jetojnë në Shqipëri?

Veproni dhe ju si të gjithë magjistratët e Shqipërisë që besuan në reformën e drejtë dhe të ligjshme?

Por ka vetëm një përgjigje në rastin tuaj: Ju e dini shumë mirë se si deformohet apo zhbëhet ligji kur e zeza mbizotëron mbi të bardhën, sepse jeni vetë autorët e saj dhe tani ka ardhur koha që ju vet i trembeni asaj që e krijuat si standardi i KPA apo Vettingut!

 

kpa rama como klgj

5 Komente

  1. P
    PNGJ

    ish të korruptuarit ështê e qartë që do vazhdojnë zanatin që dinë më mirë korrupsionin....

    1. P
      Pune kurvash

      Kete e ka fut te breket kjo… dmth, ashtu, ne xhep

      1. !
        !

        Dyshe me te lige nuk ka

        1. N
          Nje ish gjyqtare

          Ina Rama te mbylli skandalet e saj njehere qe ka te beje etiken, si perfshirjen e saj ne listat e Shikut, si bashkeputore e tij, te pastroje figuren e saj morale, te kerkoje falje per padrejtesite qe i ka bere shume magjistrateve te larguar padrejtesisht nga gjyqsori, te pastroje figuren e saj profesionale qe ia kane faktuar dhe vendimet e Gjykates se Strasburgut per hetimin shume te dobet te ceshtjes se 21 Janarit, te vdekjes se Kosta Trebickes, pastaj te shkoje prane KLGj per te nderhyre duke kryer nje veper penale sic eshte ushtrimini ndikimit te paligjshem. Ajo e di shume mire proceduren ligjore ku te paraqese kerkesen dhe te marre pergjigje zyrtare. Cfar te thuash per karrerristin Sokol Como i cili kushedi sa kolege te tij shumevjecar we i dinte shume mire qe kishin nje integritet te larte ne pune i ka larguar padrejtesisht, duke mbajtur ne sistem njerez te korruptuar dhe me integritet te dyshimte dhe qe ishin ne listat e partise socialiste si prioritare. Per keto lista e ndihmonte shoku intij i perjetshem dallkauku Toni Gogu, Fatmir Xhafa etj qe kur pinin kafene tek lokali i vellait te Kryeministrit ne bllok , benin dhe keto dallavere. Ky Sokol Como kur veproje ne kete menyre me koleget e tij cdo presesh te gjykoje me njerezit ne Gjykaten e Apelit? Por Sokol Como mban nje dore ne revani dhe nje dore ne bakllava se ai e ka shume mire dhe me Sali Berishen i cili nuk ja ka permendur asbjehere emrin , sepse vellai i Sokolit ka qene anetar i bordit te fondacionit te Liri Berishes qe ka kryer korrupsiin si ju ka dashur qejfi. Prandaj ju bej nje tirrje anetareve te KLGJ qe te mendohen mire kur te marrin ne shqyrtim kerkesat e ketyre monstrave, tju bejne veting ashtu sic ja u bene te gjithe magjistrateve, si dhe tju vije ne mendje kalvarin torturues te ketij procesi qe e benin keto monstra.

          1. B
            Babo

            Te dy maskarenj Ina Rama ka vendosur kush rri dhe cili jo ne sistem bazuar ne para po shume ama, nderhyrjet e grupeve kriminale. Comon e ka terheq prej koqesh(nese ka) biondina sexdashese.

            Lini një Përgjigje