TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë28 Qershor 2025, 20:00

Pas aktit të Trump, SHBA tjetër mesazh të hidhur për të korruptuarit; ridel në skenë ligji special për Ballkanin

Shkruar nga Pamfleti

Pas aktit të Trump, SHBA tjetër mesazh të hidhur për të

SHBA e vendosur për “non grata” dhe ndëshkim të të korruptuarve...

Nuk kanë fund lajmet e hidhura për të korruptuarit. Pak ditë më parë, presidenti Donald Trump zgjati emergjencën për Ballkanin Perëndimor, duke paralajmëruar “non grata” dhe bllokime pasurish për të korruptuarit dhe ata që cenojnë paqen.

Por paralelisht me të, ka ridalë në skenë senatorja Jeanne Shaheen, e cila në gusht të vitit që shkoi, bashkë me senatorin Roger Wicker, propozuan Aktin mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor. Ky akt ka ngelur në komisionet e Senatit prej 1 viti dhe senatorja Shaheen e ka rikthyer.

Në maj ajo e ka prezantuar sërish në Senat, duke këmbëngulur që SHBA të ketë një qasje tjetër ndaj Ballkanit. Por ligji nuk ka ecur dhe senatorja ka përdorur një manovër tjetër, duke e propozuar si amendament në ligjin "GENIUS Act" (S.1582).

Në datën 2 qershor 2025, Shaheen propozoi që teksti i plotë i ligjit për Ballkanin (S.1909) të përfshihej si amendament në projektligjin për monedhat e qëndrueshme “GENIUS Act” (S.1582). Kjo lëvizje procedurale u bë për ta shmangur bllokimin në komision dhe për ta futur direkt në paketën që do të votohej në seancë të plotë të Senatit.

Pas aktit të Trump, SHBA tjetër mesazh të hidhur për të
Drafti i propozuar

Ky amendament, që përmban pothuajse të njëjtin tekst me ligjin e vet (S.1909), u pranua dhe u përfshi si pjesë përbërëse e ligjit që Senati miratoi më 17 qershor 2025. Me këtë hap, përmbajtja e aktit Shaheen për Ballkanin është miratuar zyrtarisht nga Senati Amerikan, dhe tani pret miratimin nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Në tekst theksohet se korrupsioni i nivelit të lartë vazhdon të minojë reformat demokratike në Ballkan dhe krijon terren të favorshëm për aktorë malinj si Rusia, e cila përdor praktikat korruptive si mjet ndikimi dhe destabilizimi politik. Senati Amerikan e sheh këtë si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj interesave strategjike të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Korrupsioni, përfshirë edhe midis udhëheqësve kryesorë politikë, vazhdon të pllakosë Ballkanin Perëndimor dhe përfaqëson një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe politik në rajon. Qeveritë e Ballkanit duhet të ndalin mbrojtjen e zyrtarëve të korruptuar. Drejtësia dhe transparenca janë themeli i stabilitetit”, thuhet në dokument.

Akti nxit vendet e Ballkanit të zbatojnë reformat e drejtësisë dhe të forcojnë shtetin ligjor. Ai përkrah përdorimin e ligjit amerikan “Global Magnitsky Act” për të sanksionuar individë të përfshirë në korrupsion dhe abuzime të të drejtave të njeriut. Gjithashtu, mbështet instrumentet rajonale si Procesi i Berlinit dhe nxit zbatimin e marrëveshjes së Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje