
Si po mbrohet Helidon Gjikoka prej 5 vitesh nga pushteti i socialistëve, ndërsa vendimi i prishjes nuk ekzekutohet
Në jug të Shqipërisë, ku gjatë viteve të fundit janë shembur me qindra ndërtime pa leje në emër të ligjshmërisë dhe zhvillimit urban, një ndërtim vazhdon të sfidojë të gjitha institucionet, objekti i ndërtuar pa leje nga Helidon Gjikoka, në vitin 2020, në territorin e Bashkisë Himarë.
Ndryshe nga dhjetëra qytetarë që kanë parë pronat e tyre të rrafshuara nga fadromat për shkelje më të vogla, ndërtimi i Gjikokës nuk është prekur as pas pesë vitesh, pavarësisht se ndaj tij janë marrë dy masa administrative nga bashkia, një gjobë dhe një urdhër për prishje, si dhe është proceduar penalisht për ndërtim të paligjshëm.
Helidon Gjikoka është i dënuar nga gjykata për veprën penale të mashtrimit, por duket se ndëshkimit nuk i është afruar as ndërtimi i tij.
Burime të sigurta nga brenda Bashkisë Himarë i kanë konfirmuar redaksisë sonë se shkaku i moszbatimit të vendimeve është ndërhyrja e drejtpërdrejtë nga Kryeministri Edi Rama, i cili dyshohet se ka ushtruar presion dhe kërcënime ndaj kryetarit të bashkisë, Vangjel Tavo, për të mos lejuar ekzekutimin e urdhrit të prishjes.
Kryebashkiaku Tavo ka refuzuar të përgjigjet ndaj kërkesave për informacion, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe pavarësinë e vendimmarrjes vendore.
Kjo situatë ngre shqetësime të mëdha për standardin e drejtësisë në vend, ku ligji zbatohet vetëm për të dobëtit, ndërsa të fortët me lidhje politike qëndrojnë të paprekur, edhe kur janë të dënuar penalë.
Ndërtimi i Helidon Gjikokës është kthyer në simbol të mosndëshkimit, në një sistem ku krimi organizuar dhe pushteti ndihmojnë njëri-tjetrin të qëndrojnë mbi ligjin ndërsa qytetarët e zakonshëm ndëshkohen pa asnjë mëshirë./Pamfleti
Lini një Përgjigje