
Më 20 qershor 2025, krye-polici Ilir Proda i dha tenderin 2.4 milionë Euro për makina me qira për policnë, me vlerë 300 mijë Euro më tepër se oferta e ulët...
Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, përveçse shpërndanë tendërë për kompanitë që i japin pjesët sipas pazareve; bashkëshorti, vëllai e kunati i saj përlajnë tenderë miliona Euro.
Rekord tenderësh me vlerë 9 milionë Euro është kompania “Mektrin Motors” e bashkëshortit të saj Landi Shahini, i cili, më 17 dhjetor 2008, pasi i erdhi dosja si trafikant droge e kontrabandist makinash në Itali, ia transferoi aksionet vëllait Edmond Shahini me shitje fiktive 2.3 milionë lekë, ndërsa para shitjes, i ndërroi emrin nga “Blu –Auto” në “Mektrin Motors” .
Deri në vitin 2016, kompania “Mektrin Motors” bënte aktivitet servisi e shitje makinash për privatët, ndërsa më pas, kur Emirana Sako ia bashkua PS-së dhe u emërua Drejtoreshë e Planifikim- Zhvillimit të Territorit, Drejtoreshë Shërbimesh, n/kryetare dhe kryetare Bashkise, kompania u fut në tenderët e shitjes dhe dhënies së makinave me qira për institucionet e qeverisë.
Sipas regjistrit të Prokurimeve Publike, kompania “Mektrin Motors Sh.p.k” e bashkëshortit, vëllait dhe kunatit të kryebashkiakes Emiriana Sako, ka marrë 9 milionë Euro tenderë.
Këto miliona i ka marrë nga Ujësjellësi- Durrës në vartësi të saj; nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Turizmit, Drejtoria e Kufirit, Drejtoria e Policisë, nga komisariatet e policisë Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Korçë, Berat, Elbasan, Lezhë e Kukës.
Ka marrë tenderë nga Komisioni Prokurimeve Publike, Bashkia Elbasan, Albpetrol, Posta, Inspektorati Qendror, Agjencia e Rinisë, Drejtoria e Rrugëve dhe ente të tjerë shtetëror.
Tenderin e radhës, kompania e kryebashkiakes Emiriana Sako e mori më 24 qershor 2025 nga krye-polici Ilir Proda, me vlerë kontrate 2.4 milionë Euro për makina me qira për policinë e shtetit, duke ia dhënë me vlerë 300 mijë Euro më tepër se oferta e ulët.

Meqë qeveria “Rama” dhe SPAK, nuk e konsiderojnë shkelje të ligjit për konfliktin interesit, krye-bashkiakja Emiriana Sako, nuk po procedohet e po vazhdon të marrë tenderë, madje pa garë e me 95% deri 100% të fondit limit.
Ja 11 kompani të tjera famtazma, të bandës financiare-qeveritare “Sako-Shahini” në Durrës:
- “EUROCAR Rentals Sh.p.k”, aktivitet servis, tregti e dhenie me qira makina e mjete lundruese.
- “GLIKO Sh.p.k”, me aktivitet zhvillimi i sistemeve software, duke përfshirë gjithë proceset.
- “Wolf Technologies Sh.p.k”, me aktivitet krijim e zbatim aplikacionesh në te gjitha platformat.
- “GTACC Sh.p.k”, me aktivitet import-eksport, tregtim me shumicë e pakicë të çdo lloj mallrash konsumi e industriale dhe pikë servisi, qira e tregti të makinave.
- “General Construction Group AL”, me aktivitet ndërtime civile, industriale e projektime.
- “COMPROSER Sh.p.k”, me aktivitet tregti import eksport e ndërtime civile.
- “Landi Shahini Person-Fizik”, me aktivitet ndërtime, import-eksport, tregtim mallrash konsumi e industriale dhe pikë servisi, qira e tregti të makinave.
- “Anxhelo Sako-Person Fizik”, me aktivitet imporit-eksport mallarash, makinash dhe ndërtimte.
- “GEF.AL Sh.p.k”, me aktivitet tregtimi me shumicë i naftës, gazit, n/produkteve te tyre.
- “RENT ME Sh.p.k”, me aktivitet tregtimi, qiradhënia e mjeteve motorike; dhe “GO 5 FIVE Sh.p.k”, me aktivitet botime, projekte grafike dhe shkrime promovuese e reklama.
Më këto 11 kompani fantazma, bashkëshorti, vëllai dhe kunati i krye-bashkiakes Emirana Sako, kanalizojnë, fshehin dhe pastrojnë milionat e korrupsionit, kontrabandës e trafiqeve, duke mos deklaruar as bilance në tatime./Pamfleti
kjo eshte abuzuese e madhe me parate e shtetit si ka mundesi qe spaku nuk e heton dhe nuk e merr ndjekje penale